-
VIDEO
Rrugët e Tiranës në flakë, i vihet zjarri në tjetër kioske te 'Tajvani'
rotestuesit kanë vijuar të djegin kioskat në kryeqytet.
Të maskuar ata i kanë vënë flakën një tjetre te 'Tajvani'.
Ndërkohë është riaktivizuar sërish zjarri te stacioni i autobusit.
-
VIDEO
Tym e flakë rrugëve të Tiranës, protestuesit e dhunshëm u vënë zjarrin koshave të mbeturinave 'Zog të Zi'
Protestuesit u kanë vendosur flakën koshave të mbeturinave në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.
-
VIDEO
Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë pranë Ministrisë së Brendshme për të shpërndarë protestuesit
Protesta/ Hidhet gaz lotsjellës dhe ujë pranë Ministrisë së Brendshme
-
VIDEO
Tym e flakë rrugëve të Tiranës, protestuesit e dhunshëm u vënë zjarrin koshave të mbeturinave në bulevardin Dëshmorët e Kombit
Protestuesit u kanë vendosur flakën koshave të mbeturinave në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
-
VIDEO
Protestuesit plaçkitje e kaos në Tiranë, Peleshi thirrje për vetëpërmbajtje: Dhuna po u vishet studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin europian të Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, përmes një video-konference ka reaguar për situatën e tensionuar të krijuar nga protestat e dhunshme që po zhvillohen prej 3 ditësh në vend.
Duke e cilësuar situatën të paprecedentë, Peleshi tha se vendosi të shtyjë me një javë mbajtjen e seancës së sotme plenare në Kuvend, me qëllim që të mos jepej asnjë shkas për provokim të protestuesve.
Peleshi tha gjithashtu se aktet e dhunshme qëllimisht po tentohet që t’i faturohen studentëve, të cilët sipas tij janë e ardhmja e Shqipërisë dhe meritojnë të dëgjohen më shumë.
Teksa bëri thirrje për vetëpërmbajtje e reflektim, Peleshi tha se forca malinje po përpiqen të pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.
-
VIDEO
Tjetër akt vandal nga protestuesit, kioska në rrugën e Elbasanit ‘përpihet’ nga flakët
Një tjetër kioskë është djegur në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pasi protestuesit e maskuar të dhunshëm i vendosën flakën gjatë mbrëmjes së sotme.
Gjatë pasdites së sotme, disa kjoska dhe kosha mbeturinash janë djegur nga protestuesit, ndërkohë që janë sulmuar me gurë dhe sende të forta institucionet, bankat dhe bizneset private.
-
VIDEO
Protesta në Tiranë, disa të shoqëruar te 'Treni' pas shkatërrimit të tabelave rrugore
Policia ka kapur disa protestues te zona e 'Trenit.
Të maskuar protestuesit vijuan me shkatërimin e tabelave rrugore.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit!
Pas sulmeve me gurë ndaj policisë dhe djegies së kioskave në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ protestuesit kanë nisur të shpërndahen në rrugët e Tiranës.
Disa prej tyre kanë shkuar nga ‘Treni’ e disa të tjerë drejt ‘Zogut të Zi’.
Të maskuar protestuesit te ‘Treni’, kanë dëmtuar disa tabela rrugore.
-
VIDEO
Nuk ndalen aktet e dhunës, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanëve dhe një tjetër kioskës
Protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër kioske përball ish-hotel Dajtit. Në zjarr edhe një stacion urbani te Ura e Bllokut pranë Tajvanit.
-
VIDEO
Përshkallëzohet situata para Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve
Policia ka hedhur gaz lotsjellës pranë Kryeministrisë për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë gjatë ndërhyrjes protestuesit kanë gjuajtur me gur.
-
VIDEO
Përshkallëzohet dhuna në bulevardin Dëshmorët e Kombit, protestuesit e maskuar sulmojnë me pllakat e trotuarit efektivët e Policisë
Dhuna e ushtruar nga protestuesit kundër efektivëve të Policisë që janë pozicionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit.
-
VIDEO
Vijojnë aktet vandale në kryeqytet, protestuesit i vënë flakën tabakinos përballë ‘Resë’ së Tiranës
Aktet vandale të protestuesve po vijojnë për të tretën ditën në Tiranë, ku institucione, banka e biznese private janë djegur dhe sulmuar me gurë e sende të forta.
Sëfundmi protestuesit i kanë vënë flakën një tjetër tabakinoje që ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që ndodhet përballë instalacionit ‘Reja’ në kryeqytet.