-
VIDEO
Protesta e dhunshme/ Zjarr në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit', marrin flakë pemët përreth
Pas kioskës së djegur, disa pemë në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit' janë përfshirë nga flakët e vëna nga protestuesit.
-
VIDEO
Protestuesit përmbysin kosha, shkatërrojnë sinjalistikën dhe u vënë flakën objekteve te Ura e Vodafone
Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku një numër i madh protestuesish janë mbledhur te Ura e Vodafone, pranë Piramidës së Tiranës.
-
VIDEO
Kioska në Tiranë bëhet shkrumb e hi, protestuesit i vënë zjarrin! Tymi mbulon zonën
Një tjetër kioskë është djegur nga protestuesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tymi i zi ka mbuluar zonën
-
VIDEO
Protestuesit me maska e kapuç hedhin fishekzjarre drejt policisë në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit'
Protestuesit janë përplasur sërish me policinë në 'Bulevardin Dëshmorët e Kombit'.
Me maskë dhe kapuçë ata kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të uniformave blu.
-
VIDEO
Policia gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, një person mbetet pa ndjenja! Ndihmohet nga të pranishmit e tjerë
Një person në zonën e Lagunës, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka mbetur pa ndjenja për shkak të gazit lotsjellës, gjatë protestës së dhunshme të organizuar në Tiranë.
Report Tv ka siguruar pamje të protestuesit të shtrirë në tokë, ndërkohë që një grup personash të tjerë i kanë ardhur në ndihmë.
-
VIDEO
Ish-Blloku në kaos total, protestuesit e dhunshëm u vënë flakën koshave të mbeturinave në disa rrugë! Sulm edhe bizneseve
Protestuesit kanë kthyer në kaos total zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku kanë djegur kosha mbeturinash në disa rrugë të zonës.
Kosha mbeturinash të djegur ka pasur te rruga Vaso Pasha, te rruga Edit Durham, por edhe në zona të tjera të ish-Bllokut.
Ndërkohë protestuesit e dhunshëm gjatë marshimit në bllok kanë sulmuar edhe bizneset private që gjenden në zonë.
-
VIDEO
Protestuesit përplasen me policinë, i kthejnë mbrapsht gazin lotsjellës
Protestuesit po përplasen me policinë te Kryeministria. Ata po u kthejnë mbrapsht gazin lotsjellës, duke e hedhur në drejtim të efektivëve të policisë.
-
VIDEO
Protestuesit e dhunshëm sulmojnë me gurë godinën e Kryeministrisë, efektivët u përgjigjen me ujë e gaz lotsjellës
Protestuesit pasi kanë plaçkitur banka e biznese private në rrugët e Tiranës, janë grumbulluar sërish te Kryeministria, drejt së cilës kanë hedhur gurë dhe sende të forta.
Ndërkohë efektivët e Policisë që janë të vendosur krah godinës, u jan kundërpërgjigjur protestuesve me ujë e gaz lotsjellës.
-
VIDEO
Bizneset e dëmtuara nga protesta, Ibrahimaj shkon te Zogu i Zi: Nuk janë studentë ata që duan të shkatërrojnë qytetin! Thirrje për dokumentimin e dëmeve
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka shkuar te Zogu i Zi në Tiranë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestës. Ajo ka kundërshtuar pretendimet se pas akteve të dhunës qëndrojnë studentët dhe u ka bërë thirrje bizneseve të dokumentojnë dëmet e pësuara. Ajo tha se pas shkatërrimeve qëndrojnë të njëjtët aktorë që, sipas saj, kanë dëmtuar vendin edhe më parë, këtë herë me ndihmë të huaj.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Hita: Individë të rekrutuar për qëllime të errëta të organizatorëve, brenda dhe jashtë vendit! Policia s'është pronë e asnjë partie
Protestat e dhunshme, Hita: Individë të rekrutuar për qëllime të errëta të organizatorëve, brenda dhe jashtë vendit! Policia s'është pronë e asnjë partie
-
VIDEO
Protestat e dhunshme, Begaj apel për qetësi: Dhuna nuk është zgjidhje, Jam i hapur për dialog me të gjithë
Presidenti Bajram Begaj reagon për protestën.
Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.
Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.
-
VIDEO
Protestuesit plaçkitën banka e institucione financiare, paralajmëron kryepolici Hita: Nëse sulmet...
Protestuesit plaçkitën banka e institucione financiare, paralajmëron kryepolici Hita: Nëse sulmet...