• VIDEO

    Inteligjenca Artificiale me dorë ‘të hekurt’! Nini: Lexoi mesazhet dhe ia hoqi vetë kredencialet punonjësit! ‘E pushuam’ nga puna për 3 ditë

    Sistemet me Inteligjencë Artificiale po krijojnë gjithnjë e më shumë pavarësi duke marrë vetë edhe vendime. Drejtuesi i ‘Acromax’, Aldor Nini, shprehet se e ka parë këtë situatë në kompaninë e tij përmes një sistemi që e instaluan dhe e larguan brenda 3 ditësh.

  • VIDEO

    FBI alarm për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka! Eksperti: Me një kompjuter mund të shkaktosh kaos

    Alarmi i FBI për sulmet kibernetike në nivel global lidhet me tentativa për ndërhyrje në sisteme të ndryshme, por sipas drejtuesit të “Acromax”, Aldor Nini, ato nuk kanë shkaktuar ndikim të drejtpërdrejtë te popullata. Ekspertët paralajmërojnë se IA i ka lehtësuar sulmet kibernetike, duke shkaktuar dëme të mëdha edhe me burime të kufizuara.

    • VIDEO

      Shtypi i Ditës dhe Ju,17 nëntor/“Erdhën me opinga u bënë me vila”, debat për dosjen Balluku

      Shtypi i Ditës dhe Ju,17 nëntor/“Erdhën me opinga u bënë me vila”, debat për dosjen Balluku

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Nëntor 2026, Receta/ Me çiftin Rezarta & Fisnik Sulaj / ‘Falli 2’, Rekordi i Zebërvokit

      Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hashure / Pulë me qull / Finok në furrë me portokalle dhe ullinj.

      Nga kolegë në skenë, në partnerë jete! Rezarta dhe Fisnik Sulaj janë një çift i njohur i muzikës popullore, të cilët kanë ndarë së bashku jo vetëm skenën, por edhe jetën. Përtej këngëve dhe bashkëpunimeve muzikore, ata kanë një histori të bukur dashurie, të cilën do ta rrëfejnë sot për herë të parë më nga afër. Por ky rrugëtim ka marrë një kuptim edhe më të veçantë, pasi çifti është bërë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Sot në Rreze Dielli, flasim për historinë e tyre të dashurisë, njohjen, jetën në çift, karrierën muzikore dhe emocionet e bukura të këtij kapitulli të ri familjar.

      Ai është një personazh shumë i dashur për publikun. Të gjithë kemi qeshur pa fund me imitimet e tij dhe skenat e tij në filma, por Marius Dervishi na ka surprizuar edhe me historinë e tij personale. Nga uniforma e policit te skena e humorit, ai zgjodhi të ndiqte pasionin për artin, duke u bërë një emër i njohur dhe i dashur për publikun. I njohur si Zebërvoki, sot e kemi në studio për të folur për suksesin e filmit “Falli 2”, i cili prej pak ditësh është publikuar në YouTube. Do të zbulojmë prapaskenat e filmit, momentet më gazmore gjatë xhirimeve, sekretet që nuk i kemi ditur dhe, sigurisht, surprizat e reja që Marius ka rezervuar për publikun.

    • VIDEO

      Zebërvoki zbulon sekretet e ‘Falli 2’! Nga polic te humori, prapaskena që do t'ju shkrinë së qeshuri!

      Ai është një personazh shumë i dashur për publikun. Të gjithë kemi qeshur pa fund me imitimet e tij dhe skenat e tij në filma, por Marius Dervishi na ka surprizuar edhe me historinë e tij personale. Nga uniforma e policit te skena e humorit, ai zgjodhi të ndiqte pasionin për artin, duke u bërë një emër i njohur dhe i dashur për publikun. I njohur si Zebërvoki, sot e kemi në studio për të folur për suksesin e filmit “Falli 2”, i cili prej pak ditësh është publikuar në YouTube. Do të zbulojmë prapaskenat e filmit, momentet më gazmore gjatë xhirimeve, sekretet që nuk i kemi ditur dhe, sigurisht, surprizat e reja që Marius ka rezervuar për publikun.

    • VIDEO

      Historia e çiftit që “çmend” Vlorën: Na martuan pa qenë të martuar

      Nga kolegë në skenë, në partnerë jete! Rezarta dhe Fisnik Sulaj janë një çift i njohur i muzikës popullore, të cilët kanë ndarë së bashku jo vetëm skenën, por edhe jetën. Përtej këngëve dhe bashkëpunimeve muzikore, ata kanë një histori të bukur dashurie, të cilën do ta rrëfejnë sot për herë të parë më nga afër. Por ky rrugëtim ka marrë një kuptim edhe më të veçantë, pasi çifti është bërë prindër për herë të parë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Sot në Rreze Dielli, flasim për historinë e tyre të dashurisë, njohjen, jetën në çift, karrierën muzikore dhe emocionet e bukura të këtij kapitulli të ri familjar.

    • VIDEO

      Pulë me qull me miell misri nga zonja Mirela

      Pulë me qull

      Përbërësit:

      • 1 pulë
      • 100 g miell misri Ola
      • 1 lugë gjalpë
      • 20 ml vaj ulliri
      • 1 thelpi hudhër
      • Spec i kuq pluhur
      • Kripë

      Përgatitja:

      Pulën e presim në copa. Pjesën e kurrizit, krahët dhe qafën e përdorim për të bërë lëngun. Copat e tjera të pulës i kaurdisim në gjalpë dhe vaj derisa të marrin ngjyrë, i vendosim në pjatë dhe i marinojmë me kripë dhe piper dhe po aty kaurdisim miellin e misrit derisa të marri ngjyrë. Në tavë shtojmë lëngun e mishit dhe e vendosim të ziejë dhe të trashet duke e përzier për gati 5 minuta. Më pas shtojmë hudhrat e copëtuara dhe vendosim copat e pulës. E përziejmë dhe e vendosim në furrë të nxehtë të piqet për 20-30 minuta me 180 gradë derisa yndyra të dalë lart.

    • VIDEO

      Finok në furrë me portokalle dhe ullinj nga zonja Mirela

      Finok në furrë me portokalle dhe ullinj

      Përbërësit:

      • 1 finok
      • 1 portokall
      • 100 g ullinj
      • 50 g domate të thata
      • 1 qepë
      • Vaj ulliri
      • Kripë dhe piper

      Përgatitja:

      Presim në feta finokun edhe qepën, e bashkojmë me lëngun dhe lëkurën e portokallit, ullinjtë dhe domatet e thata. E mariniojmë me kripë dhe piper, e shtrojmë në tavë me letër furre duke i shtuar poshtë edhe lart thërime buke, pak vaj ulliri edhe e pjekim për 20 minuta në 200° Celsius.

    • VIDEO

      Hashure speciale nga Mirela Andoni

      Hashure

      Përbërësit:

      • 300 g grurë
      • 50 g tërshërë Teuta
      • 200 gr sheqer
      • 100 g fik i thatë
      • 50 gr boronicë e kuqe e thatë
      • 100 gr arra
      • 50 g fëstëk
      • 1 lugë gjalpë
      • Kanellë, karafil
      • Ujë
      • Pak kripë

      Përgatitja:

      Lajmë grurin me ujë të nxehtë, e vendosim të ziejë. Pasi gruri ka zier plotësisht gati 1 orë me temperaturë të ulët, shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. Marrim dy garuzhde nga zierja edhe i bluajmë në blender si pure, më pas e shtojmë te tenxherja. Kjo shërben mos t'i hedhim niseshte. E ziejmë 10 minuta sa të ëmbëlsohet, shtojmë frutat e thata të copëtuara. E ndajmë në tasa. Pasi ftohet e zbukurojmë sipas dëshirës.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 17 nëntor 1998/ Ministri i Rendit alarm për grusht shteti para referendumit për Kushtetutën,Majko shkarkon kreun e SHIK

      Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë pasi ishte votuar në Kuvend do të shkonte në referendum popullor dhe më 22 nëntor 1998-të do bëhej votimi. Ministri i Rendit Petro Koçi jepte alarmin se po përgatitej një grusht shteti duke theksuar se qarqe politike duan destabilizim para votimeve. Kjo situatë pasqyrohej në shtypin e shkruar të datës 17 nëntor 1998-të. Koha Jona shkruan në faqe të parë : “Plan për grusht shteti dhe Majko shkarkon Klosin por Meidani nuk pranon”.Fatos KLosi ishte drejtuesi i Shërbimit Informativ Kombëtar.  Për referedumin popullor për Kushtetutën shkruan edhe RD botimi i Partisë Demokratike. Në atë periudhë në pushtet ishin socialistët dhe demokratët në opozitë. 
       

    • VIDEO

      Koçiu ose Demo kandidatë për bashkinë e Tiranës? Malaj s’e mohon, gazetari: Emra që tregojnë ndikimin e protestave te Rama

      Albana Koçiu dhe Ervin Demo janë vendosur bashkryetarë të PS në Tiranë duke lënë të hapur mundësinë që të jenë kandidatë për bashkinë e Tiranës. Këtë opsion nuk e përjashton as zv.kryetari i grupit, Erion Malaj.

       
    • VIDEO

      Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

      Bashkia e Tiranës do të jetë lehtazi në duart e socialistëve nëse opozita vijon të jetë e ndarë dhe pa kandidat të përbashkët, thotë juristi Kreshnik Spahiu. Ai shprehet për “Repolitix” në Report Tv se PS ka si avantazh sondazhet e shpeshta që bën për të parë mbështetjen për figurat e partisë.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv