• VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju,16 nëntor/ Asambleja që “preu” koka, Tirana si bejeta e Stalingradit

    Shtypi i Ditës dhe Ju,16 nëntor/ Asambleja që “preu” koka, Tirana si bejeta e Stalingradit

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Zhurmat në vesh, shkaktarët dhe trajtimi

    Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petanik me fasule të kuqe / Supë me hikërr dhe perime.

    Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut gjatë kësaj jave? Dashuria, karriera, financat dhe marrëdhëniet personale do të jenë në fokus, ndërsa lëvizjet planetare mund të sjellin zhvillime të papritura, mundësi të reja, por edhe sfida që kërkojnë kujdes dhe maturi. Cilat shenja do të kenë fatin në anën e tyre dhe cilat duhet të tregohen më të vëmendshme përpara se të marrin vendime të rëndësishme? Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, zbulon parashikimet për secilën shenjë të horoskopit, duke na orientuar drejt surprizave, ndryshimeve dhe energjive që pritet të karakterizojnë ditët në vijim.

    A ju ka ndodhur të dëgjoni një zhurmë të vazhdueshme në vesh, një fishkëllimë, gumëzhimë apo cicërimë, edhe kur përreth jush mbizotëron heshtja? Për disa njerëz është një shqetësim i përkohshëm, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të vazhdueshëm që ndikon në gjumin, përqendrimin dhe cilësinë e jetës. Ky fenomen njihet si tinitus. Por pse shfaqet? A lidhet me dëmtimin e dëgjimit, stresin, qarkullimin e gjakut apo probleme të tjera shëndetësore? A mund të ndikohet nga ushqyerja dhe mënyra e jetesës? Dhe mbi të gjitha, çfarë mund të bëjmë për ta lehtësuar? Për të kuptuar më gjerësisht rreth shkaqeve, faktorëve ndikues dhe mundësive natyrore për të mbështetur shëndetin e veshëve, flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.

  • VIDEO

    Pastrimi i dyllit në vesh, metoda e vjetër me kaush letre që e bëni vetë në shtëpi

    Zbuloni metodën e vjetër tradicionale të pastrimit të dyllit nga veshët me anë të konit me letër, beze dhe dyllë blete. Ndiqni hap pas hapi udhëzimet nga specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja se si përgatitet lehtësisht në kushte shtëpie dhe këshillat për ta përdorur në mënyrë të sigurt dhe efektive.

  • VIDEO

    Zhurmë ose fishkëllimë në vesh? Simptoma që s'duhet ta neglizhoni kurrë / Si ta LARGONI

    A ju ka ndodhur të dëgjoni një zhurmë të vazhdueshme në vesh, një fishkëllimë, gumëzhimë apo cicërimë, edhe kur përreth jush mbizotëron heshtja? Për disa njerëz është një shqetësim i përkohshëm, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të vazhdueshëm që ndikon në gjumin, përqendrimin dhe cilësinë e jetës. Ky fenomen njihet si tinitus. Por pse shfaqet? A lidhet me dëmtimin e dëgjimit, stresin, qarkullimin e gjakut apo probleme të tjera shëndetësore? A mund të ndikohet nga ushqyerja dhe mënyra e jetesës? Dhe mbi të gjitha, çfarë mund të bëjmë për ta lehtësuar? Për të kuptuar më gjerësisht rreth shkaqeve, faktorëve ndikues dhe mundësive natyrore për të mbështetur shëndetin e veshëve, flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.

  • VIDEO

    Horoskopi | Kjo javë do kthejë gjithçka! Para lumë dhe surpriza të papritura për këto shenja

    Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut gjatë kësaj jave? Dashuria, karriera, financat dhe marrëdhëniet personale do të jenë në fokus, ndërsa lëvizjet planetare mund të sjellin zhvillime të papritura, mundësi të reja, por edhe sfida që kërkojnë kujdes dhe maturi. Cilat shenja do të kenë fatin në anën e tyre dhe cilat duhet të tregohen më të vëmendshme përpara se të marrin vendime të rëndësishme? Astrologia Denisa Shyle, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, zbulon parashikimet për secilën shenjë të horoskopit, duke na orientuar drejt surprizave, ndryshimeve dhe energjive që pritet të karakterizojnë ditët në vijim.

  • VIDEO

    Petanik me fasule të kuqe nga zonja Mirela

    Petanik me fasule të kuqe

    Përbërësit:

    • 500 g fasule
    • 12 peta të pjekura të bëra vetë
    • Kripë
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Fasulet i vendosim të ziejnë pasi i kemi lënë në ujë të nxehtë të hidratohen. I lëmë me pak lëng dhe rregullojmë shijen me kripë. Shtrojmë petën e parë në tavën e lyer me vaj ulliri dhe e lagim me lëngun e fasuleve, vaj ulliri si dhe shtrojmë kokrra fasulesh. Vazhdojmë kështu derisa të mbarojnë të gjitha petët e pjekura, në fund e lyejmë me vaj ulliri dhe lëng fasulesh. Sipas dëshirës mund të vendosni lart edhe poshtë një petë të njomë për të mbledhur petët e thata. E pjekim në temperaturë 200° për 30-40 minuta sa të marri ngjyrë nga pjekja.

  • VIDEO

    Supë me perime, plot shije dhe vlera nga zonja Mirela

    Supë me hikërr dhe perime

    Përbërësit:

    • 200 g hikërr Teuta
    • 300 g kungull i verdhë
    • 1 karrotë
    • 1 presh
    • 1 patate
    • 1 thelpi hudhër
    • 100 g pançetë Tona
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • 1 degëz rozmarinë
    • Ujë (ose lëng perimesh) sipas dëshirës
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Në tenxhere kaurdisim preshin, pataten, karrotën dhe kungullin e grirë imët, shtojmë hudhrën, rozmarinën edhe hikrrën pasi e kemi larë me ujë të rrjedhshëm. Shtojmë lëng perimesh, piper dhe e lëmë të ziejë derisa të jetë gati. E shërbejmë me vaj ulliri të freskët dhe rozmarinë të grirë imët.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 16 nëntor 1995/ U akuzua se theu embargon e karburantit të OKB ndaj ish-Jugosllavisë, mbyllet firma “Shqiponja” e PD-së

    Kompania “Shqiponja” një firmë tregtare import-eksporti ku Partia Demokratike kishte 100 përqind të aksioneve veproi pas vitit 1990-të. President i saj ishte Tritan Shehu dhe administrator Genc Pollo elementë që vërtetonin se kjo firmë ishte krijuar nga PD dhe nga Sali Berisha. Akuza të ashpra që ka marrë Sali Berisha edhe vitet e fundit edhe nga kundërshtarët politikë ka qënë se sipas tyre duke përdorur firmën “Shqiponja” Berisha theu embargo e OKB-së dhe furnizoi me karburant makineritë e luftës së regjimit të Millosheviç-it në ish-Jugosllavi. Në 16 nëntor të vitit 1995 në shtypin e shkruar pasqyrohej një zhvillim se kjo shoqëri tregtare do të mbyllej dhe kërkesën për çrregjistrim e bënte Tritan Shehu president i saj. Gazeta Koha Jonë shkruan : “ Shqiponja” e PD ndal fluturimin ndërsa në ZP titulli kreysor ishte ky: “ Shqiponja e PD-së do të mbyllet”. 
     

  • VIDEO

    Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t'ia dal mbanë

    Pas uniformës së policisë, Ardit Xhajën e pret një tjetër angazhim, puna në tokën e tij. Eksperienca në Greqi dhe studimet në hortikulturë e shtynë që të krijonte një fermë organike në fshatin Qinam të Zall-Herrit.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 14 nëntor 1995/ Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit Brozi arratiset në SHBA:Iki prej së keqes që më është vërsulur

    Largimi apo “arratisja” për në SHBA e Zef Brozit, ish-kryetarit të Gjykatës së Kasacionit ishte lajmi kryesor në shtypin e shkruar të datës 14 nëntor të vitit 1995. Zef Brozi ishte shkarkuar nga detyra nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe presionet e shtetit ndaj tij ishin shtuar. Policia i kishte bërë kontroll në banesë dhe ai vet kishte deklaruar se “shteti po kurdis diçka ndaj meje” derisa kishte vendosur të largohej së bashku me bashkëshorten për në SHBA. Gazeta Koha Jonë shkruan në faqen e parë: “ Zef Brozi “arratiset” në SHBA ndërsa Gazeta Shqiptare ka si titull: “ Brozi merr arratinë për SHBA”. Edhe ZP këtë ngjarje e pasqyron si zhvillim kryesor ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike nuk shkruhej asnjë fjalë. 
     

  • VIDEO

    Dashamir Shehi thirrje publike Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës, kjo është loja më e madhe që ka opozita! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte

    Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, nga emisioni ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryedemokratit Sali Berisha që të garojë për Bashkinë e Tiranës, nëse vërtet dëshiron që të sjellë opozitën në pushtet.

  • VIDEO

    Lufta Veliaj-Rama/ Shehi për Report Tv: Ministri Gogu bëri një marri, i shkoi kryebashkiakut me kapele e tuta në mes të natës në paraburgim! E besoj që mund ta ketë kërcënuar

    Për Dashamir Shehin, pas vizitës gjatë natës të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut, në paraburgimin e Fierit për t'u takuar me Veliajn, pretendimet e kryebashkiakut për kërcënime nga kryeministri Edi Rama përmes Gogut, bëhen të besueshme për publikun. Kjo pasi sipas Shehit, vetë mënyra e vizitës së Gogut në paraburgimin e Fierit të lë hije dyshimi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv