-
VIDEO
Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, Softa: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë SPAK-ut
Eksperti i sigurisë, Softa u shpreh se duhet të ketë një hetim, pasi një person me rrezikshmëri të lartë si Ndoci, nuk mund të shoqërohej nga një efektiv policie. I ftuar në Report Tv, Softa tha se Ndoci ka komunikuar me grupin që e priste jashtë ambienteve të spitalit dhe duket se arratisja ishte e planifikuar.
-
VIDEO
PARAZITËT po na vrasin! Ja si t’i ZHDUKIM nga trupi / 2 këshilla nga Altin Joka
Parazitët në organizëm janë një temë që shpesh ngjall frikë, dyshime dhe polemika, por njëkohësisht mbetet pak e kuptuar dhe shpesh e keqinterpretuar. Në botën moderne, me ushqim të përpunuar, udhëtime të shpeshta, stres kronik dhe ndryshime në stilin e jetesës, lind pyetja: Sa real është sot problemi i parazitëve tek njerëzit dhe a po e nënvlerësojmë praninë e tyre në organizëm? Si hyjnë parazitët në trupin tonë? A mund të jetojnë për një kohë të gjatë pa dhënë shenja të qarta dhe sa të dëmshëm janë ata për shëndetin afatshkurtër dhe afatgjatë? Cilat janë shenjat kryesore dhe cilat janë simptomat jotipike që mund të tregojnë praninë e parazitëve në organizëm? Pse shumë prej këtyre simptomave ngatërrohen shpesh me stresin, intolerancat ushqimore, lodhjen kronike apo çrregullimet hormonale? Çfarë roli luan ushqimi në zhvillimin ose frenimin e parazitëve? A ekzistojnë ushqime që i favorizojnë dhe i “ushqejnë” ato, dhe cilat janë ushqimet apo zakonet që ndihmojnë organizmin të mbrohet natyrshëm? Kur flasim për pastrimin nga parazitët, çfarë është e sigurt dhe çfarë është e rrezikshme? Si mund të dallojmë një protokoll serioz, të bazuar në ushqim dhe kujdes shëndetësor, nga kurat ekstreme dhe të rrezikshme që qarkullojnë në internet? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Repolitix' |10 minuta pa shtet! Si u zhduk Altin Ndoci? Alarmi: Arratisja ishte e organizuar!
Eksperti i Sigurisë Faik Basha tha se në këtë rast kanë munguar masat bazë të sigurisë dhe është shkelur protokolli standard për shoqërimin e personave me rrezikshmëri të lartë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 14 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga i arrestuari nga SPAK arratiset nga spitali i Durrësit te kur Shqipëria nuk e njihte mbytjen e deri tek koncesioni famëkeq i sterilizimit i kthehet shtetit.
-
VIDEO
Petulla të buta pa asnjë pikë vaj, nga zonja Albana
Petulla të buta dhe krokante
Përbërësit:
- 1 gotë qumësht i vakët (rreth 240 ml)
- 1 gotë ujë i vakët (rreth 240 ml)
- 7 gr maja e thatë
- 1 lugë çaji sheqer
- 1/2 lugë çaji kripë
- 700–750 gr miell
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë qumështin dhe ujin e vakët. Shtojmë majanë dhe sheqerin, e përziejmë lehtë dhe e lëmë 5–10 minuta derisa majaja të aktivizohet. Shtojmë kripën dhe miellin gradualisht, duke e punuar brumin derisa të formohet një masë e butë dhe pak ngjitëse. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të pushojë në vend të ngrohtë për 45–60 minuta, derisa të dyfishojë vëllimin. Ngrohim vajin në zjarr mesatar. Me duar të lyera me pak vaj, marrim copa brumi dhe i skuqim derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët. I nxjerrim mbi letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt.
-
VIDEO
Tavë me mish pule dhe perime nga zonja Albana
Tavë me mish pule dhe perime
Përbërësit:
- 3 patate
- 2 speca
- 1 karrotë
- 1 kungull
- 2 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 300 gr mish pule
- 60 ml vaj ulliri
- 200 ml ujë
- Kripë sipas shijes
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Rigon (ose erëza sipas dëshirës)
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Qëroni dhe prisni patatet në copa mesatare. Prisni specat, karrotën dhe qepët në feta ose kubikë. Priteni mishin e pulës në copa dhe vendoseni në një tavë pjekjeje. Shtoni të gjitha perimet mbi mish. Shtoni hudhrën e grirë, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe rigonin. Hidhni vajin e ullirit dhe ujin, përziejini lehtë që përbërësit të shpërndahen njëtrajtësisht. Mbulojeni tavën me letër furre të lagur dhe piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 35 minuta. Nëse dëshironi, hiqeni letrën e furrës në fund për ta lënë të marrë pak ngjyrë. Spërkateni me majdanoz të freskët para servirjes.
-
VIDEO
Spaghetti alla carbonara nga zonja Albana / Si ti realizoni në shtëpi si në restorant
Spaghetti alla Carbonara
Përbërësit:
- 400 gr makarona spaghetti
- 2 vezë të plota
- 4 të verdha veze
- 100 gr pançetë
- 100 gr djathë kaçkavall
- Kripë, piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm dhe kripë. Ziejmë makaronat al dente. Presim pançetën në shirita ose kubikë dhe e skuqim në tigan të ftohtë, në zjarr mesatar, pa vaj, derisa të lëshojë yndyrën dhe të bëhet krokante. E heqim nga zjarri. Në një tas rrahim: 2 vezë të plota, 4 të verdha, djathin e grirë dhe piper të zi bollshëm. Krijojmë një krem të trashë. Kullojmë makaronat (ruajmë pak ujë zierjeje). I hedhim makaronat te tigani i pançetës me zjarr të fikur. Shtojmë kremin e vezëve dhe e përziejmë shpejt. Nëse duhet, shtojmë pak ujë nga makaronat që salca të bëhet kremoze, jo e mpiksur. E servirim menjëherë, me djathë të grirë dhe piper të zi sipër.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Pse policia sot nuk e shoqëroi vrasësin me 20 policë si Erion Veliajn dikur në spital?
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar mënyrën se si Policia shoqëron të burgosurit në spitale, duke ngritur dyshime për standarde të dyfishta.
-
VIDEO
Arratisja e Altin Ndocit/ Meçe: Plan i mirëorganizuar! Karanxha: E njihte mirë territorin e spitalit! Basha: Dështim i protokolleve të sigurisë
Eksperti i Sigurisë Faik Basha tha se në këtë rast kanë munguar masat bazë të sigurisë dhe është shkelur protokolli standard për shoqërimin e personave me rrezikshmëri të lartë.
-
VIDEO
Arratisja nga burgu e Altin Ndocit/ Spahiu: Duhet hetuar nëse kishte bashkëpuntorë brenda policisë
Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu tha se mënyra e arratisjes nuk duket e sofistikuar dhe nuk tregon një plan profesional të mirëorganizuar.
-
VIDEO
“Fjalori i madh i shqipes bashkon shqiptarët!” Gjuhëtari Shkurtaj: Shqipja e pasur, fund huazimeve
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Hetimi pasuror për familjen Berisha, Beqiri në “Studio Live”: Sa dyqane ka në Bllok nusja e Shkëlzenit? Po ferma në Priskë e Argitës?
Avokati Idajet Beqiri u ndal gjatë diskutimit në ”Studio Live” në Report Tv te pasuritë e fëmijëve dhe të afërmve të Berishës. Avokati tha se shqiptarët duan nga SPAK që këto të konfiskohen dhe t’u kthehen atyre