• VIDEO

    Kaos me pensionet në Shqipëri! Bonus apo shtesë? Kush përfiton, mijëra të moshuar mbeten pa pagesë

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Reçaku, krim pa drejtësi” – Ish-komandanti i UÇK: Masakra pa autorë, Serbët janë të lirë

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati Duraj: U shoqërua pa pranga! S’mund të ishte në burg të sigurisë së zakonshme! Ka të dënuar që favorizohen

    Shoqërimi i Altin Ndocit në Spitalin e Durrësit për të kryer një vizitë mjekësore nga ku edhe u arratis, për avokatin Alban Duraj ndodhi pasi ai ishte pa asnjë masë sigurie.

    I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Duraj tha se Ndoci ishte pa pranga kur u shoqërua, ndonëse duhej të shoqërohej nga policia sipas rregullave të sigurisë.

    Avokati tha se për shoqërimin e të burgosurve përdoren standarde të dyfishta, pasi në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë një vizite mjekësore në një klinikë në Durrës u shoqërua me masa të forta sigurie.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘ 15 janar - Djali s’do të kontaktojë, nuk është i humbur/Përplasje grua-burrë, ndërhyjnë dhe fëmijët

     

    Për javë të tëra, një nënë ka jetuar mes ankthit, frikës dhe dhimbjes së thellë për fatin e djalit të saj. Çdo ditë pa asnjë lajm ishte një plagë më shumë, çdo natë pa gjumë një lutje që diku, ai të ishte ende gjallë. Familja e Artani Vlashit, 36 vjeç, nga Gramshi ka kaluar momente të rënda pas zhdukjes së tij të papritur, duke mos pasur asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Pas disa javësh pasigurie, historia mori më në fund një kthesë, Artani është gjetur. Një lajm që solli lehtësim, por edhe dhimbje të reja.Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit, Artani ka komunikuar me nënën e tij, Lefteri Hoxha, duke i dhënë fund pasigurisë për fatin e tij. Megjithatë, ai ka shprehur qartë se nuk dëshiron të komunikojë më me të dhe nuk ka pranuar të japë shpjegime të mëtejshme për arsyet e largimit apo të shkëputjes nga familja.Lefterie Hoxha rrëfen mes lotësh vuajtjet që ajo ka kaluar për të rritur fëmijët e saj. Ajo tregon se I është dashur ti rrisë e vetme fëmijët me ushqimet të cilat I mërrte tek mamaja e saj, pasi ish bashkëshorti nuk interesohej asnjëherë për fëmijët e tij. Gjithashtu ajo akuzon ish bashkëshortin për dhunë, ku dhe e ka denoncuar disa herë në policinë e grmashit , por më pas e ka falur me mendimin se ai do të ndryshonte sjellje, gje që nuk ndodhi kurrë. Ndërkohë, për këtë situatë ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i gruas së përfshirë në histori, duke shtuar një tjetër dimension në këtë ngjarje të ndërlikuar. Ai ka shprehur dëshirën për të dhënë versionin e tij dhe për të sqaruar disa rrethana që, sipas tij, kanë ndikuar në zhvillimet e fundit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Bota Report' 15 janar - Flota amerikane drejt Gjirit Persik? Ish-gazetari i BBC SHOKON: Sulmi ndaj Iranit është çështje kohe

     

    I ftuar në emisionin 'Bota Report', ish-gazetari i BBC, Arben Manaj, deklaroi se flota amerikane është nisur drejt Gjirit Persik, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme. Sipas tij, një sulm i mundshëm i SHBA ndaj Iranit është vetëm çështje kohe

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Janar 2026 – Receta /Turjan Hysko PA filtra, televizioni dhe familja

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite me mish të grirë dhe djathë / Papare të aromatizuar / Ëmbëlsirë me biskota, krem vanilje dhe çokollatë të bardhë.

    Bota e televizionit shpesh shfaqet si një arenë e pamëshirshme, ku gara për të qenë i pari shkon përtej etikës dhe njerëzores. Një prapaskenë brutale, por reale, ku individi zhvishet nga vetvetja, shpërbëhet dhe rindërtohet sipas rregullave të spektaklit. Pikërisht në këtë realitet vjen filmi “Kazerma”, një sukses kinematografik me mesazhe të forta, që ngre zërin fuqishëm për të thënë “jo” dhunës. Flasim sot me Turjan Hysko, për këtë film që na përball me pyetje të mëdha: përtej ekranit, a po jetojmë në një shoqëri që ngjan gjithnjë e më shumë me një kazermë brutale, ku bukuria dhe ndjeshmëria humbasin? Si lindi ideja dhe guximi për ta sjellë këtë histori në ekran? Në "Rreze Dielli" Turjan Hysko flet jo vetëm për karrierën, por edhe për njeriun pas ekranit. Një rrugëtim që nis herët, vetëm 18 vjeç, në botën e televizionit, me projekte që lanë gjurmë si “Mos u nxeh”, “Përralla e fëmijëve”, “Oktapodi”, "2 XL", e shumë të tjera. Nëse do ta rikthente veten pas në kohë, si e kujton sot Turin 18-vjeçar? Si erdhi televizioni në jetën e tij dhe si ka ndryshuar marrëdhënia me të ndër vite?

    Turjan Hysko hap zemrën dhe flet jo vetëm për karrierën e tij profesionale, por edhe për njeriun pas ekranit. Një histori e bukur dashurie dhe partneriteti me bashkëshorten e tij, Orinda Huta, dhe “qershia mbi tortë”, vajza e tyre Atara. Çfarë do të thotë për Turjanin të ndash jetën me një bashkëshorte që ndan të njëjtin pasion për ekranin? Cilat janë sekretet që e kanë bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë ndër vite? Dhe përtej profesionit, ndalemi te lidhja e veçantë mes tij dhe Atarës — sa e ka ndryshuar ardhja e saj në jetë dhe si duket një ditë e zakonshme me babin Turin.

  • VIDEO

    ‘Berisha kishte mbështetjen e Sorosit!’ Deklarata E FORTË e Maliqit : Interesi, shtimi i PASURISË

     

    Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se një ndër gabimet e PD, ishte futja në zgjedhje me lista të mbyllura. Sipas tij, në protestën e radhës PD nuk duhet të mbajë vetëm fjalime e të ndezë dritat e celularëve, por të ngrejë çadra apo të rrethojë Kryeministrinë, derisa vendi të kalojë në qeveri teknike.

  • VIDEO

    ‘Atara ndryshoi gjithçka’, ana tjetër e Turjan Hyskos: Unë producenti, Orinda regjisorja e jetës

    Në “Rreze Dielli” vjen një rrëfim ndryshe. Turjan Hysko hap zemrën dhe flet jo vetëm për karrierën e tij profesionale, por edhe për njeriun pas ekranit. Një histori e bukur dashurie dhe partneriteti me bashkëshorten e tij, Orinda Huta, dhe “qershia mbi tortë”, vajza e tyre Atara. Çfarë do të thotë për Turjanin të ndash jetën me një bashkëshorte që ndan të njëjtin pasion për ekranin? Cilat janë sekretet që e kanë bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë ndër vite? Dhe përtej profesionit, ndalemi te lidhja e veçantë mes tij dhe Atarës — sa e ka ndryshuar ardhja e saj në jetë dhe si duket një ditë e zakonshme me babin Turin?

  • VIDEO

    “Nuk jam aq i keq sa në film” / Turjan Hysko zbërthen mesazhet e filmit “Kazerma”

    Bota e televizionit shpesh shfaqet si një arenë e pamëshirshme, ku gara për të qenë i pari shkon përtej etikës dhe njerëzores. Një prapaskenë brutale, por reale, ku individi zhvishet nga vetvetja, shpërbëhet dhe rindërtohet sipas rregullave të spektaklit. Pikërisht në këtë realitet vjen filmi “Kazerma”, një sukses kinematografik me mesazhe të forta, që ngre zërin fuqishëm për të thënë “jo” dhunës. Flasim sot me Turjan Hysko, për këtë film që na përball me pyetje të mëdha: përtej ekranit, a po jetojmë në një shoqëri që ngjan gjithnjë e më shumë me një kazermë brutale, ku bukuria dhe ndjeshmëria humbasin? Si lindi ideja dhe guximi për ta sjellë këtë histori në ekran? Në "Rreze Dielli" Turjan Hysko flet jo vetëm për karrierën, por edhe për njeriun pas ekranit. Një rrugëtim që nis herët, vetëm 18 vjeç, në botën e televizionit, me projekte që lanë gjurmë si “Mos u nxeh”, “Përralla e fëmijëve”, “Oktapodi”, "2 XL", e shumë të tjera. Nëse do ta rikthente veten pas në kohë, si e kujton sot Turin 18-vjeçar? Si erdhi televizioni në jetën e tij dhe si ka ndryshuar marrëdhënia me të ndër vite?

  • VIDEO

    Pite me mish të grirë dhe djathë nga zonja Albana

    Pite me mish të grirë dhe djathë

    Përbërësit:

    • 1 gotë qumësht
    • 1 gotë ujë i vakët
    • ½ gotë vaj
    • 1 pako maja e thatë
    • 1 lugë çaji sheqer
    • 1 lugë çaji kripë
    • 5 gota miell (sipas nevojës)
    •  
    • Për mbushjen:
    • 200 gr mish i grirë
    • 1 qepë
    • 1 spec jeshil
    • ¼ tufë majdanoz
    • 2 lugë gjelle vaj
    • Kripë, piper i kuq, piper i zi
    • Djathë kaçkavall i grirë

    Përgatitja:

    Në një enë përziejmë qumështin, ujin e vakët, vajin, sheqerin dhe majanë. Shtojmë kripën dhe miellin gradualisht derisa të formohet një brumë i butë. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë në temperaturë ambienti. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Qepën, specin dhe majdanozin i grijmë në blender ose shumë imët me dorë. I përziejmë me mishin e grirë, vajin dhe erëzat derisa të krijohet një masë homogjene. Brumin e ardhur e vendosim në tavë të shtruar me letër furre. E hapim lehtë me duar dhe e lyejmë sipër me pak vaj. Me gishta formojmë kanale paralele në brumë. Në një kanal vendosim mbushje me mish, në tjetrin djathë kaçkavall të grirë, duke i alternuar. Pasi e kemi përfunduar e vendosim në pjekje, në furrë të parangrohur në 180°C: 10 minuta vetëm nga poshtë, më pas nga sipër dhe poshtë derisa të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me biskota, krem vanilje dhe çokollatë të bardhë nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me biskota, krem vanilje dhe çokollatë të bardhë

    Përbërësit:

    • 100 ml qumësht
    • 80 gr gjalpë
    • 5 ml esencë vanilje
    • 85 gr çokollatë e bardhë
    • 1 portokall (lëkura e grirë)
    • 10 gr pluhur kokosi
    • 300 gr biskota savoiardi
    •  
    • Për kremin:
    • 600 ml qumësht
    • 120 gr sheqer
    • 50 gr niseshte misri
    • 2 vezë
    • 1 limon

    Përgatitja:

    Përgatisim fillimisht kremin me çokollatë të bardhë. Ngrohim qumështin me gjalpin (pa e zier), shtojmë çokollatën e bardhë të copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Shtojmë vaniljen, lëkurën e portokallit dhe kokosin. E lëmë të ftohet pak. Ndërkohë përgatisim kremin e limonit. Përziejmë vezët me sheqerin. Shtojmë niseshtenë e tretur në 100 ml qumësht. Shtojmë qumështin e ngrohtë gradualisht. E vendosim në zjarr mesatar duke e përzier derisa të trashet. Në fund shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit. Vendosim në gota apo tasa ëmbëlsirash biskota savoiardi (mund t’i njomim lehtë me qumësht ose jo). Shtojmë kremin e çokollatës dhe limonit, e zbukurojmë sipër me kokos dhe e vendosim në frigorifer të paktën 2–3 orë.

  • VIDEO

    Përmbytjet/ Mungesë malli dhe ÇMIME më të shtrenjta! Eksperti Zusi zbulon: Ja kur do RRITEN çmimet

     

    Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, duke vënë në diskutim përgjegjësinë e hidrocentraleve dhe dëmshpërblimin e fermerëve. Eksperti Albas Zusi shpjegon pse dëmshpërblimi nuk duhet të ketë kufi dhe paralajmëron rritje të çmimeve të produkteve bujqësore. Zbuloni kur pritet të ndodhë kjo rritje dhe si do të ndikojë në treg.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv