1 mld lekë pasuri, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit

1 mld lekë pasuri, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit

Xhezair Zaganjori përpara KPK

Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ankimimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i Komisioneri Publik u bë pasi shqyrtoi vendimin e Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim.

Komisioneri Publik vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë në korrik të këtij viti kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Në seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime në lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij. Sipas KPK-së, në deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore. Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën Vetting.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geg hyseni: 13/10/2018 00:07

    Gjynah...qe nuk e beme edhe President ...me duket ishte kandidat i PD.

    Përgjigju
    • salah: 13/10/2018 08:55

      Zaganjori është i saktë. 40 vjet në shërbimin civil, gjithashtu ambasador në Gjermani kështu që nuk është shumë pasuri. Edhe më keq sot janë gjyqtarë, prokurorë, sidomos ambasadorët ndërkombëtarë dhe kriminelët e Georg Soros, si sekretari i sekretarit të shtetit, ose Agnes Bernhard, Fondacioni gjerman IRZ është një ndërtim mafioz i korruptuar.

  • Populli: 12/10/2018 22:07

    Urgjentisht duhet te ishte larguar dhe ti konfiskohet pasurija.

    Përgjigju
  • rroku: 12/10/2018 20:39

    Ky plere jo vetem qe duhet shkarkuar por duhet burgosur se eshte hajdut dhe kriminel.

    Përgjigju
  • Xxx: 12/10/2018 20:25

    Galloshja e vjeter duhet hequr miljarderi nuk justifikon pasurine

    Përgjigju
  • Populli: 12/10/2018 18:21

    Sa me shpejt te shkarkohet I ben mire drejtesise

    Përgjigju
  • Perparim: 12/10/2018 16:33

    Lereni Zaganjorin se ai deri diku i justifikon nga gruaja e tij por shikoni me kujdes ILIR MUSTAFAJ se ai eshte nje i super korruptuar.Ai per lek i ben te gjitha,e ben te bardhen te zeze.Ka marre vendime ne kundershtim te plote me ligjin vetem sepse ka marre para nga pala qe nuk kishte te drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale