VIDEO/10 vite në kërkim për vrasje, fshihej me dokumente false, arrestohet në Tiranë/ EMRI

TIRANË- Arrestohet një shqiptar i shpallur në kërkim. Pas 10 vitesh kërkim, nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, ndalohet dhe arrestohet 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”. Ditën e sotme në sajë të shkëmbimit të informacioneve midis strukturave të Policisë shqiptare dhe asaj italiane, në kuadër të operacionit policor i koduar “Fundi i arratisë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Ylli ( Fatmir ), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë. 

Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”. Mësohet se vrasja për të cilën është dënuar ky 42-vjeçari, është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane, e cila dyshohej se punonte si prostitutë. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- një automjet i markës “Wolksvagen Passat”.
- një leje drejtimi e cila dyshohet e falsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar
- dy telefona celular

Ky person u dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane, e cila e ka dënuar këtë me 23 vite burg.


Viktima Betty Remirez

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!