'29 Nëntori'/ Rama i kundërvihet edhe Voltana Ademit: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte në rrjetin social “Instagram” një video në të cilën shfaqet kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke komentuar 29 nëntorin, në kuadër të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në videon e realizuar përpara tre ditësh, Ademi dëgjohet teksa shprehet se dita e 29 nëntorit është një ditë e zezë për Shkodrën dhe ka qenë pikërisht komenti i saj që e ka bërë kryeministrin Rama të reagojë. Kreu i ekzekutivit e cilëson komentin e kryebashkiakes të Shkodrës si të pavend dhe tërësisht jashtë kontekstit të ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan në nota sarkastike Rama, duke iu drejtuar edhe gafës së djeshme të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Veteranët në qytetin e Shkodrës kanë përkujtuar sot ditën e Çlirimit me simbole komuniste. Njëri prej tyre, gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja, është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë Voltana Ademi, pasi sipas tij ka injoruar festën e çlirimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 29/11/2018 13:49

    Eshte epidemi virozash vjeshta zoti Rama. Keta te PD i ka kapur virusi i maskarallekus - idiotllekus. E vetmja vaksine eshte Vota.

    Përgjigju
  • Nushi: 29/11/2018 13:31

    Dite e zeze per Shkodren"?Kjo eshte zgjedhur me 100%te votave qe flet per gjithe Shkodren.Njerez injorant kur nuk dine dhe respektojne istorine e tyre mos merziten dhe ofendohen kur vine te huajnt dhe ju imponojne nje tjeter histori,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë