Veteranët në Shkodër revoltohen me Prefektin: Pse e lejon kryetaren e bashkisë të injorojë ditën e Çlirimit? (VIDEO)

Veteranët në qytetin e Shkodrës kanë përkujtuar ditën e Çlirimit me simbole komuniste, ndërsa janë revoltuar me Prefektin në ceremoninë e organizuar me rastin e 74-vjetorit. Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Gjon Bruçi gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë, pasi deklaroi para tre ditësh se 'kjo është një ditë e zëzë për Shkodrën' (lexo këtu).

“Prefekt si lejon ti kryetaren e bashkisë Voltana Ademi të vendosë banderola në qytet duke mohuar festen e Çlirimit. Ti je përfaqësues i Shkodrës mos rri kot” tha ai. Ndërsa Millja reagoi duke thënë “Le të përcjellim urime në këtë ditë feste”. Ndërsa jashtë sallës ku u zhvillua aktiviteti, Gjon Bruçi, vijoi deklaratat kundër kryebashkiakes, ndërsa ashtu si edhe kryetari i partisë komuniste në Tiranë u shpreh kundër qeverisë për rivarrosjen e eshtrave të Mid'hat Frashërit (lexo këtu).

“Voltana Ademi shkeli Kushtetutën duke zhdukur datën 29 që është zyrtare. Prefekti dhe kryeministri ta detyronte të respektonte ligjin dhe nëse nuk kishte fuqi të jepte dorëheqjen. Ai nuk është i fuqishëm pasi është falur tek eshtrat e Mid'hat Frashërit, tradhtari më i madh i kombit. Mund të jetë ditë e zezë për Voltanën por jo për mua. Kryeministri me dy pale tuta tallet me festën kombëtare” deklaroi ai.

Bashkia e Shkodrës drejtohet nga Voltana Ademi, e cila është përfaqësuese e zgjedhur nga Partia Demokratike. Politika shqiptare vijon që të festojë e ndarë këtë datë. PS feston 28 nëntorin 1912, si datë të pavarësisë së vendit dhe 29 nëntorin 1944 si datë të çlirimit, ndërsa PD, feston 28 nëntorin si datë të dyfishtë të këtyre festave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 29/11/2018 16:14

    Për çfarë çlirimi jeni tu fol, gjermania ka ik se ka kapitulli ë pushtimi i vërtetë ë kalvari i vuajtjeve të shkodranëve ë shqiptarëve ka fillu sa ikën gjermanët e erdhi komunizmi , pra kjo ditë duhet bojkotu ë asht dita ma e zezë në historinë tonë.

    Përgjigju
  • Cfare??: 29/11/2018 14:36

    Ka ende veterane te L2B? Te rregullohen gjykatat dhe zbatimi i ligjit, pastaj do e shikoni pd dhe ps duke festuar si dy shoqe te ngushta para gjese se burrit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë