'Bunk'Art 2', fluks vizitorësh ditën
e parë: Duam të njohim historinë

'Bunk'Art 2', fluks vizitorësh ditën<br />e parë: Duam të njohim historinë
 U hap sot për vizitorët ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri, e ndërtuar ne Tiranë brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë. 

Një muze i nëndheshëm, i cili mbart jo vetëm të dhëna edhe objekte të peridhës së komunizmit, që njihet edhe si periudha më e errët e historisë së vendit, por aty ndjen edhe ngarkesat emocionale që mbart po kjo histori.

Muzeu u hap në nder të viktimave të komunizmit. Duke parë seciln objekt duket sikur vijnë nga një lashtësi e cila nuk na përket neve. Por mjafton të ecësh brenda këtyre korridoreve, të shohësh dhomat e ministrave të brendshëm, të kundrosh aparaturat e përgjimit, të shohësh listat e varuara të atyre njerëzve që ka kanë humbur jetën, e ndjen që rrëfenjat për komunizmin, nuk janë thjesht të tilla. 

Disa e përshkruajnë si tmerr dhe të tjera si një burim dhimbjeje, por sërish nuk mungon dëshira për një vend më të mirë. Ne duhet ta njohim historinë, atë të vërtetuarën dhe të jetuarën, jo vetëm atë të treguarën. 

Edhe pse një objekt nën tokë, ai ishte si një ishull më vete. Edhe nëse i gjithë qyteti nuk do të kishte energji elektirke, në këtë bunker nuk do të mungonte. Kjo falë gjeneratorit të instaluar. Mehdi Sula, administrator ii Bunk Art, për mikrofonin e Report TV, shpjegoi se si funksiononte gjeneratori dhe se si është administruar hapësira për vizitorët. 

Në ditën e parë të hapjes, ky video-muze mirëpriti një fluks të madh vizitorësh. Ai do të jetë i hapur çdo ditë, prej orës 10:00 deri më 19:00.

[gallery]19758[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës