Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Levan. Nga aksidenti një grua shtatzënë, e identifikuar is Majlinda Troka ka humbur jetën, ndërsa iështë plagosur rëndë vajza e saj 7 vjeçe dhe 7 persona të tjerë.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se mjeti me të cilin udhëtonte Majlinda, një 'Audi' drejtohet nga shtetasi Astrit Troka vjehrri i të resë, i cili u përplas me një "Benz". Nga hetimet paraprake dyshohet që mjeti tip 'Benz' të jetë futur në parakalim.

Emrat e të shtruarve në spitalin e Fierit

Klaudia Troka- 44 vjeç

Astrit Troka- 58 vjeç

Laurent Troka- 31 vjeç

Lukrecia Troka- 7 vjeç

Burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se në spital u paraqitën tetë persona, por ata që kishin plagë më të lehta pasi morën ndihmën mjekësore u larguan.

 

Të plagosurit në spitalin e Fierit

Njoftimi i policisë:

 Fier
Informacion paraprak

Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier - Levan, në vendin e quajtur "Liqeni" janë përplasur mjetet tip "Audi" me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip "Audi" si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip "Audi".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.