ELBASAN-Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë, teksa po kalonte rrugën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së sotme në zonën e njohur si ‘Zaranika’. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është mbuluar me çarçaf.
Viktima është Shaban Kacanaj 55-vjeç banues në lagjen 'Vullnetari' në Elbasan. Policia ka ndaluar menjëherë drejtuesin e makinës tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B që shkaktoi aksidentin me vdekje Ervin Bylyku. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Sot u regjistruan edhe tre aksidente të tjera në Tiranë, Këlcyrë dhe në Berat me të plagosur, ndërsa në muajt e fundit në vend janë shënuar disa viktima dhe të plagosur nga aksidentet.
Komente

