Aksidentoi 6 vjeçaren, arrestohet shoferi i Benz-it në Korçë (EMRI)

Aksidentoi 6 vjeçaren, arrestohet shoferi i Benz-it në Korçë (EMRI)

Foto Ilustruese

KORÇË- Një person është arrestuar në flagrancë, pasi ka aksidentuar një fëmijë në rrugë. I arrestuari është Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin "Fan Noli".

Nga burimet policore, bëhet me dije se arrestimi i personit të lartëpërmendur u bë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë KO790A TX, ka aksidentuar R.M, 6 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po merr ndihmë në Spitalin e Korçës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprimet e mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arestimin në flagrancë të shtetasit:
Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7, në Bulevard “Fan Noli” në Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë KO790A TX, ka aksidentuar shtetasen R.M, 6 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po merr ndihmë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD