Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur ‘Ura e Baltëzës’ në Fier. Drejtuesi i një mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ kishte përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujë në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikës, por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Shoferi Vaso Naci është vënë në hetim në gjendje të lirë pëe  veprat penale "Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sako: 23/04/2024 07:51

    afer vendit paska vajtur, ka qene dera mbyllur se do e kishin mare brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë