POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Akt ekspertimi i Prokurorisë për 'Babale 1': Audiopërgjimi nuk është origjinal

Albert Veliu (Babalja)

Report Tv ka siguruar aktekspertizën e Prokurorisë për dosjen "Babale", ku thuhet se audiopërgjimi ku pretendohet se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk është origjinal. Report Tv publikoi pjesë edhe nga përgjimet e prokurorisë ku del në pah se gjithçka në adresë të Agron Xhafajt ka qenë e inskenuar nga protagonistët Albert Veliu dhe kunati i tij, Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e vëllait të ministrit. Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secilit për realizimin e audiopërgjimit.

Në akt-ekspertizën e Prokurorisë thuhet se regjistrimet e zërave nuk janë origjinale, pasi ka prerje, mbivendosje, montazhe apo dhe ndërhyrje. Bazuar tek ekspertiza, në bisedën e parë kuptohet se kush është ‘bashkëpunëtori”, pra zëri i Albert Veliut, por nuk arrihet të kuptohet zëri se kush është në të vërtetë ‘Agroni’. Kjo pasi zëri i Agron Xhafajt sipas ekspertizës është i një cilësie shumë të dobët. Në dokument thuhet se ekspertizës do t’i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së “Agronit” për të arritur në një konkluzion nëse është i Fredi Alizotit apo Agron Xhafajt.

Aktekspertimi i prokurorisë për dosjen "Babale"

AKTI I EKSPERTIMIT KA KONKLUDUAR:
Regjistrimet nuk janë regjistrime origjinale. Regjistrimi video ishte marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrimet origjinale të këtyre bisedave.

Biseda e parë: Biseda e parë ndodh në minutën 1 e 4 sekonda të kohës së videos dhe zgjat për 14 sekonda. Ajo duket të jete një pjesë e një thirrjeje telefonike dhe folësit janë emërtuar, “bashkëpunëtori” dhe “Agroni”.: Megjithatë vetëm e folura që i atribuohet bashkëpunëtorit është e dëgjueshme (e kapshme). Dhe për këtë arsye ekspertiza ka ekzaminuar bashkëpunëtorin, por jo Agronin nga kjo bisedë.

Biseda e dytë: Regjistrimi i dytë, i cili është një bisedë e bërë ballë për ballë, ndodh në minutën 1 e 25 sekonda të kohës së videos. Ajo zgjat 1 minutë e 46 sekonda. Përsëri ajo është një bisedë midis burrit të quajtur “bashkëpunëtori” dhe “Agronit”. Në këtë regjistrim e folura nga të dyja palët është e dëgjueshme. Ndërsa shumica e bisedës është midisin “Agronit” dhe bashkëpunëtorit, ka shenja që në sfond është edhe zëri i një burri të tretë. Regjistrimi nuk e përmban bisedën e plotë. Nuk ka hapje të bisedës apo përshëndetje, gjëra të cilat për dikë janë të pritshme, si fillim kur palët takohen. Biseda vetë është shumë e shkurtër dhe gjithashtu shfaqen ndryshime shume të papritura sa i takon temave të bisedës. Dy janë shpjegimet e mundshme:

A – Regjistrimi është një pjesë të mbledhura nga një regjistrim më i gjatë dhe

B – Vetëm një pjesë e bisedës është regjistruar.

-Gjendet mbështetje e fortë në qëndrimin se folësi në fjalë i emëruar bashkëpunëtori, në bisedën e parë është Albert Veliu.

-Gjendet mbështetje e fortë e moderuar në qëndrimin se folësi në fjalë i emëruar bashkëpunëtori, në bisedën e dytë në fjalë është Albert Veliu.
-Gjendet mbështetje e fortë se folësi në fjalë, i emëruar Agroni, në bisedën e dytë në fjalë nuk është Agron Hyseni.
-Vërehen ndryshime të rëndësishme forensike midis zërit të Agronit dhe atij të zotit Hyseni
-Kampioni i bisedës në regjistrimin Agroni në bisedën e dytë, objekt ekspertimi, nuk është i përshtatshëm për të arritur në konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinë Alizoti dhe Xhafaj.

Kampioni i ligjëratës në “Agroni” nuk është i mjaftueshëm për të arritur në konkluzion (pozitiv ose negativ) lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.
Kampioni “Agroni” është i një cilësie shumë të dobët. Arsyeja pse ekspertiza ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për zotin Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe “Agroni” kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm. Ekspertes do i duhej një regjistrim i një cilësie më të mirë të të folurës së “Agronit” për të arritur në një konkluzion lidhur me zotërinjtë Alizoti dhe Xhafaj.

l.q.
Komento

Komente

  • Shunden-Bunden: 09/10/2018 16:28

    Babale e bole na u be mendja.sa shume bole ka patur ne PD:

    Përgjigju
  • Tika: 09/10/2018 08:54

    Anglua solli pergjigjen qe kur te beni heres tjeter filma me metrazh te shkurter ti punoni pak me mire o Basha & Co

    Përgjigju
  • Agim: 09/10/2018 08:34

    Qe ne fillim e mendova qe ky ishte nje budallek i madh e nuk do kishte njeri qe do ta besonte. Mua si qytetar me kane ofenduar inteligjencen me kete videon e sajuar.

    Përgjigju
  • Babale zeza: 09/10/2018 08:32

    Opo te ishte ky audiopergjimi i vertet sot do na dilte luli nga televizori thuaj

    Përgjigju