Kunati i 'Babales' në Prokurori: Imitova Agron Xhafajn, do na jepte 200 mijë € deputeti Salianji

TIRANE - Report Tv zbulon ekskluzivisht detaje të reja nga dosja hetimore "Babale 1". Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thuhet se Fredi Alizoti, kunati i Albert Veliut i quajtur ndryshe "Babale" ka pranuar në Prokurori se ka imituar zërin e Agron Xhafajt dhe për këtë shërbim ai sëbashku me 'Babalen' do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Alizoti ka deklaruar se ka qenë ide e Albert Veliut që në tetor-nëntor 2017 për të përgjuar vëllain e ministrit të Brendshëm, por s'po ia arrinte dot, pasi Agron Xhafaj nuk e afronte.

Për t'i shkuar deri në fund qëllimit të tij, "Babalja" kishte një plan B, kunatin e tij, të cilin e ka testuar disa herë për të bërë zërin e Agron (Geron) Xhafajt. Për realizimin e skenarit protagonist ka qenë edhe gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Alizotit, paratë do paguheshin nga Ervin Salianji pasi biseda të transmetohej në televizion. Siç kujton, kunati i Babales, deputeti Salianji dhe Albert Veliu takoheshin te selia e PD. Sipas tij, fillimisht Babalja ka pasur kontakte te selia e PD me Salianjin dhe pas tij ka takuar edhe gazetarin Jetmir Olldashi. Pas bërjes publike të videopërgjimit, Albert Veliu largohet jashtë Shqipërisë, por Fredi Alizoti nuk merr asnjë lek nga ato që iu premtuan dhe akuzon Babalen se i ka marrë paratë të gjitha për vete. Gjithashtu, Alizoti shton se këtë bisedë e ka bërë edhe me ish-policët në kohën e PD, Florenc Hoxhën dhe Erzen Breçanin. 

Dëshmia e Fredi Alizotit në Prokurori ku pranon se imitoi Agron Xhafajn

Dëshmia e Fredi Alizotit
Në datë 1.06.2018 janë marrë deklarimet e shtetasit Fredi Elmaz Alizoti. Komunikimet telefonike të këtij shtetasi kanë qenë në përgjim me vendim të prokurorit të datës 22.05.2018, të vlerësuara në vendimin e Gjykatës nr.457 datë 24.05.2018. Ky shtetas ka deklaraura që rreth orës 16:00 të 1.06.2018 kishte shkuar të komunikonte me drejtorin e policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte.

Kishte kontaktuar me drejtorin i cili e kishte orientuar që të jepte deklarime në Prokurornië për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar se Albert Veliun e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve tetor-nëntor 2017 ai i kishte thënë që donte t'i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, por nuk i gjenin dot anën, pasi ai nuk e afronte. I kishte ofruar që të bënin një regjistrim që shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj. Për këtë shërbim "Babalja" i kishte thënë që do merrnin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj. Sipas deklaruesit, "Babalja" kishte premtuar që do t'i jepte 100 mijë euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga TV, në bisedë me "Babalen" ishte zëri i tij. "Babalja" deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lek.

Në këtë moment është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi, pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij. Është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillohen hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit, duke deklaruar se iu qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t'i jepte një ditë tjetër. I janë marrë edhe modelet e zërit këtij shtetasi. Nga verifikimet ka rezultuar se ka qenë i dënuar për vjedhje më parë. Përgjimi ishte kryer me një mjet tip stilolaps. Kishte qenë vetëm me Albertin, "Babalen". Nuk mbante mend periudhën e saktë, por mund të ketë qenë në janar 2018, kur kanë regjistruar bisedat. Kohë para kryerjes së regjistrimit, Alberti i kishte thënë të bënin një regjistrim bisede ku Fredi të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj.

Këtë gjë do e bënin kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë euro, të cilin do ta ndanin përgjysmë. I pyetur nëse i kishte thënë njeriu tjetër që ai kishte bërë zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjimin e shfaqur në 14.05.2018, ai ka deklaruar që këtë bisedë e ka bërë edhe me persona të tjerë. Konkretisht, me një shtetas që mesa dinte quhej Florenc Hoxha. Bisedën e kishte bërë pasi "Babalja" ishte larguar nga Shqipëria. Kishte biseduar me një shtetas me emër Breçani ku i kishte treguar sesi ishte puna. Gjithashtu, kishte biseduar edhe me një shokun e tij që quhej Ramazan Çobo, i cili për momentin është në Spanjë, me këtë shtetas komunikonte shpesh. Shtetasin Jetmir Olldashi nuk e njihte, e kishte parë vetëm në TV. Për të herë të fundit me Babalen ishte takuar në Tiranë në muajin maj para se të largohej nga Shqipëri.  

Përgjimet e Prokurorisë
Nga përgjimet del se mes protagonistëve bisedohet për pazare parash. Përgjimet kanë zgjatur për rreth 60 ditë. Në këto biseda rezulton se Fredi Alizoti bisedon me Albert Veliun për likuidimin e punës së bërë. Gjatë muajit qershor kur datojnë edhe përgjimet ndërsa opozita sulmonte ashpër ministrin Xhafaj, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse mediat po shkruanin për arrestime. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht se kishte imituar Agron (Geron) Xhafajn dhe se shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë, edhe pse i ishin premtuar një shumë e konsiderueshme. Nga përgjimet del se Albert Veliu dhe kunati i tij do merrnin secili nga 100 mijë euro për punën e bërë në audiopërgjimin e pretenduar si të Agron Xhafajt. Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë. Fredi Alizoti tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t’i kërkojë pagesën.


Bisedat e përgjuara nga prokuroria ku Fredi Alizoti kërkon paratë për regjistrimin si Agron Xhafaj

Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej.

Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil. Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj. 

Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës.

Fredi Alizoti: Ai muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh? Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij? Do merrnin nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë. Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20 tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20 asgjë iku ky muhabet.

Dy ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e "Babales" dhe kunatit të tij Fredi Alizoti të cilët akuzohen për kallëzim të rremë. Ka qenë pikërisht kunati i Babales ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si i implikuar në një linjë trafiku kanabisi drejt Italisë. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Prokuroria vendosi detyrim paraqitje.

Masat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda erdhën pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës së audiopërgjimit nga një laborator në Britaninë e Madhe nga ku ka rezultuar se materiali është i montuar dhe nuk kemi të bëjmë me zërin autentik të Agron Xhafajt.  

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Serveti .: 09/10/2018 18:55

    Na e keni nxi jeten mkte Babalen .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/10/2018 16:24

    Tani kaneper te marepi**... e nenes vet.

    Përgjigju
  • Tom: 08/10/2018 23:25

    C'fare mbiemri qe paska "babale" nga jane keto mbeturina more???

    Përgjigju
    • file: 09/10/2018 02:19

      un mendoja se camet mund ti zinin bese njeri tjetrit, e paskam patur gabim

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës