Report TV mëson ekskluzivisht se "Bashkëpunëtori X" i Partisë Demokratike, Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë. Një burim nga prokuroria e Kosovës ka treguar të gjithë dinamikën që nga ndalimi i Albert Veliut me të birin deri tek kërkesa për azil. Fillimisht thotë burimi ata janë ndaluar gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimës në afërsi të Prishtinës por ka rezultuar se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.
Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre. Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik. Nuk ka ende detaje se ku bazohet kërkesa për azil e Bashkëpunëtorit X të PD protagonist një audio përgjimi.
E ndihmuan dy persona, Albert Veliu u arratis nga Viçidoli
Ndërkohë mësohet se policia shqiptare ka nisur hetimet se kush e ndihmoi Albert Veliun të largohej ilegalisht nga Shqipëria. Dyshimet e para lidhen me një person të njohur në selinë e PD me origjinë nga Tropoja, i cili ka mbajtur një funksion të rëndësishëm në kohën kur president dhe kryeministër ishte zoti Berisha. Të dhënat e para që disponon policia shqiptare lidhen me faktin se Albert Veliu dhe i biri, i shoqëruar nga dy persona kanë kaluar ilegalisht nga fshati Viçidol e më pas kanë kaluar në fshatrat e Gjakovës.
Kjo është tentativa e dytë e Albert Veliut për t'u arratisur. Ditën kur Partia Demokratike transmetoi videodëshminë e Albert Veliut, ai tentoi të largohej me taksi në drejtim të Kosovës. Por në hyrje të Kukësit në një lokal ai është ndaluar nga Forcat Operacione dhe është sjellë në Tiranë. Javën e shkuar prokurorët e krimeve të rënda për më shumë se 5 morë e morën në pyetje Albert Veliu për llogari të hetimeve nisur për Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Kallëzimit të rremë”.
"Dëshmitari X" shoqërohej nga i biri
Albert Veliu ishte së bashku me të birin në Shtimë të Kosovës në momentin që u arrestuan. Tashmë pritet që të shikohet se çfarë do të ndodhë me Veliun, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.
Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.
Policia e Kosovës
Tentativa e dytë për arratisje drejt Kosovës
Pas transmetimit të videodëshmisë dy javë më parë nga selia e Partisë Demokratike, Veliu bëri tentativën e parë për t’u larguar në Kosovë, por u ndalua në Kukës. Pas marrjes në pyetje, në Shqipëri, atij nuk iu bllokua pasaporta dhe nuk kishte asnjë urdhër ndalimi, por ishte në ruajtje nga policia. Ndërkohë që pasditen e djeshme është larguar nga Shqipëria ilegalisht, ndërsa tashmë është ndaluar në Kosovë.
Nuk dihet nëse dëshmitari ‘X’ i njohur edhe si ‘Babalja’ kishte ndonjë plan arratisje në vendet e BE për të kërkuar azil. Para dy javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë. Për realizimin e përgjimit ka ndihmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka bashkëpunuar me "Babalen". Ndërkohë që audio është dërguar në Itali për ekspertizën nëse është e vërtetë.
Per deshmi te rrejshme Babalja te pergjigjet para gjykates shqipetare.PDja dhe aletatet u mashtruan aqe me keqe kishte deputete te PD es qe u involvuan ne kete skandale politik e mediatik
PërgjigjuXHevo militanti per heçje qafe njihet babai juaj shpirteror Berisha duke fidhuar nga,Remzi Hoxha,Olldashi,Trebicka,Santoja e shum te tjere qe per momentin nuk me kujtohen ,ky eshte babai yt shpirteror or XHevo,mu kujtua Azemi .
PërgjigjuESHTE PLOTESISHT NORMALE KERKESA PER AZIL POLITIK NGA VELIAJ RAMA DHE XHAFAJ TE HEQIN QAFE AI JETE. NUK E KA TE SIGURTE
PërgjigjuPo shpeton bythen e tij nga prangat e mashtrimit, sepse asnje njeri me 2 pare mend nuk merret me nje pijanec te mbaruar, jo me ata qe ke permendur ti.
Nga Babale u bere b..e turp Ku te katandisi pd
PërgjigjuSi duken bathet ka gisht salush qeni ketu.I la siguruar strehim tek cerdha e tij ,pastaj i ka siguruar edhe kalimin e kufirit ne menyre mafioze Sic di ai qen plak.Te ngordhet ne Burg bashk me bashkepunetoret zagar te shqupit.
PërgjigjuAhh more pabole ahh po ato €200k euro qe si pranove kujt ja le
PërgjigjuKush eshte ai njeri qe paguan 200K € per nji pijanec ordiner. Mos ja fut kot.
Babalja do hyje ne Big Brother qe te behet akoma me i famshem se cfare eshte bere Salianji ne biseden erotike me G.D. Hahahahaha cfare na ka gjetur qe merremi me Babalen. Cami kerkon strehim politik ne Kosove hahahahah po cojeni ne Fier se eshte me mire akoma hahahahahah. Harrojeni Babalen e njerez, aqe mesuan dhe aq beri. Babalja intelektual i rendesishem hahahahaha PD-ja e la ne mes te 4 rrugeve lumemadhin dhe tani do behet personazh i filmave me kartona hahahahah
PërgjigjuKy Babale, mos eshte shoku i Dhori Kules? Kane shume ngjashmeri ndermet tyre....
PërgjigjuKosova e debon kete kur te don Ambasada Amerikane ne Tirane! Ky ska arsye per Azil.. Zot oh Zot azil ne KS hahaha
PërgjigjuKetij babolkes, Kosovaret mire eshte ti futin nje huçke ne b**thke. Ajo i ben derman dhe e sjell ne vehte.... Teçken e seçkes na iken gjithe figurat e njohura te PD
PërgjigjuNgelem pa babole tani.
PërgjigjuPo tani ....keshtu e ka burria e Saljaneve ta hudhine ne rruge Babalen,si i harruat premtimet qe patet dheneBabales,
Përgjigjue di qytetari dixhital ufo i sales
PërgjigjuPo prit o derman pergjigjen e vertetesise se audiopergjimit,sa poshte ka rene PD-ja,totalisht drejt zhdukjes
PërgjigjuPo c'fare halli ka ky qe arratiset,vetem Qytetari Dixhital e din mire pergjigjen!
PërgjigjuPropaganda mediatike vazhdon te punoje per popullin shqiptar. O popull cfare u be me video pergjimin e Tom Doshit per Ilir Meten? Asgje. Dhe ky keshtu do perfundoje.E gjitha ndertohet qe ju o popull te nguleni para tv e te harroni hallet dhe problemet sociale qe keni cdo dite.
Përgjigjupopull me ijnorant nuk ka...per politike (alla shqiptare)..per te tjerat nuk dine te plotesojne nje formular
Sad but true.
Jo or lule jo, ky eshte sajim i juaj shqupist
Sajesa te shemtuara te Berisha-Basha-Monika Kryemadhit qe per turpin e tyre e moren pergjigjen me 26 Maj.
PërgjigjuProkuroria te arrestoj salinjanin dhe jo ket barbonin,ai eshte strumbullari i manipulimit te audios-kasetes.
PërgjigjuTe cohet hetimi deri ne fund,per kete monster halabake,e per te gjithe monstrat e tjera te PD-se
PërgjigjuPo saliun e pyeten ???
Përgjigju