Ekskluzive/'Babalja' kërkon azil politik në Kosovë pas arrestimit nga policia pranë Prishtinës

Report TV mëson ekskluzivisht se "Bashkëpunëtori X" i Partisë Demokratike, Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë. Një burim nga prokuroria e Kosovës ka treguar të gjithë dinamikën që nga ndalimi i Albert Veliut me të birin deri tek kërkesa për azil. Fillimisht thotë burimi ata janë ndaluar gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimës në afërsi të Prishtinës por ka rezultuar se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre. Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik. Nuk ka ende detaje se ku bazohet kërkesa për azil e Bashkëpunëtorit X të PD protagonist një audio përgjimi.

E ndihmuan dy persona, Albert Veliu u arratis nga Viçidoli
Ndërkohë mësohet se policia shqiptare ka nisur hetimet se kush e ndihmoi Albert Veliun të largohej ilegalisht nga Shqipëria. Dyshimet e para lidhen me një person të njohur në selinë e PD me origjinë nga Tropoja, i cili ka mbajtur një funksion të rëndësishëm në kohën kur president dhe kryeministër ishte zoti Berisha.  Të dhënat e para që disponon policia shqiptare lidhen me faktin se Albert Veliu dhe i biri, i shoqëruar nga dy persona kanë kaluar ilegalisht nga fshati Viçidol e më pas kanë kaluar në fshatrat e Gjakovës.

Kjo është tentativa e dytë e Albert Veliut për t'u arratisur. Ditën kur Partia Demokratike transmetoi videodëshminë e Albert Veliut, ai tentoi të largohej me taksi në drejtim të Kosovës. Por në hyrje të Kukësit në një lokal ai është ndaluar nga Forcat Operacione dhe është sjellë në Tiranë. Javën e shkuar prokurorët e krimeve të rënda për më shumë se 5 morë e morën në pyetje Albert Veliu për llogari të hetimeve nisur për Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Kallëzimit të rremë”.

"Dëshmitari X" shoqërohej nga i biri
Albert Veliu ishte së bashku me të birin në Shtimë të Kosovës në momentin që u arrestuan. Tashmë pritet që të shikohet se çfarë do të ndodhë me Veliun, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.

Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.

Policia e Kosovës

Tentativa e dytë për arratisje drejt Kosovës
Pas transmetimit të videodëshmisë dy javë më parë nga selia e Partisë Demokratike, Veliu bëri tentativën e parë për t’u larguar në Kosovë, por u ndalua në Kukës. Pas marrjes në pyetje, në Shqipëri, atij nuk iu bllokua pasaporta dhe nuk kishte asnjë urdhër ndalimi, por ishte në ruajtje nga policia. Ndërkohë që pasditen e djeshme është larguar nga Shqipëria ilegalisht, ndërsa tashmë është ndaluar në Kosovë.

Nuk dihet nëse dëshmitari ‘X’ i njohur edhe si ‘Babalja’ kishte ndonjë plan arratisje në vendet e BE për të kërkuar azil. Para dy javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë. Për realizimin e përgjimit ka ndihmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka bashkëpunuar me "Babalen". Ndërkohë që audio është dërguar në Itali për ekspertizën nëse është e vërtetë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 28/05/2018 20:23

    Per deshmi te rrejshme Babalja te pergjigjet para gjykates shqipetare.PDja dhe aletatet u mashtruan aqe me keqe kishte deputete te PD es qe u involvuan ne kete skandale politik e mediatik

    Përgjigju
  • zoti: 28/05/2018 18:27

    XHevo militanti per heçje qafe njihet babai juaj shpirteror Berisha duke fidhuar nga,Remzi Hoxha,Olldashi,Trebicka,Santoja e shum te tjere qe per momentin nuk me kujtohen ,ky eshte babai yt shpirteror or XHevo,mu kujtua Azemi .

    Përgjigju
  • Xhevo: 28/05/2018 17:38

    ESHTE PLOTESISHT NORMALE KERKESA PER AZIL POLITIK NGA VELIAJ RAMA DHE XHAFAJ TE HEQIN QAFE AI JETE. NUK E KA TE SIGURTE

    Përgjigju
    • Eri: 28/05/2018 18:11

      Po shpeton bythen e tij nga prangat e mashtrimit, sepse asnje njeri me 2 pare mend nuk merret me nje pijanec te mbaruar, jo me ata qe ke permendur ti.

  • Ilo: 28/05/2018 17:27

    Nga Babale u bere b..e turp Ku te katandisi pd

    Përgjigju
  • 007: 28/05/2018 17:22

    Si duken bathet ka gisht salush qeni ketu.I la siguruar strehim tek cerdha e tij ,pastaj i ka siguruar edhe kalimin e kufirit ne menyre mafioze Sic di ai qen plak.Te ngordhet ne Burg bashk me bashkepunetoret zagar te shqupit.

    Përgjigju
  • Gjethe fiku: 28/05/2018 16:58

    Ahh more pabole ahh po ato €200k euro qe si pranove kujt ja le

    Përgjigju
    • Mali: 30/05/2018 05:20

      Kush eshte ai njeri qe paguan 200K € per nji pijanec ordiner. Mos ja fut kot.

  • Fredi: 28/05/2018 16:55

    Babalja do hyje ne Big Brother qe te behet akoma me i famshem se cfare eshte bere Salianji ne biseden erotike me G.D. Hahahahaha cfare na ka gjetur qe merremi me Babalen. Cami kerkon strehim politik ne Kosove hahahahah po cojeni ne Fier se eshte me mire akoma hahahahahah. Harrojeni Babalen e njerez, aqe mesuan dhe aq beri. Babalja intelektual i rendesishem hahahahaha PD-ja e la ne mes te 4 rrugeve lumemadhin dhe tani do behet personazh i filmave me kartona hahahahah

    Përgjigju
  • tomorri: 28/05/2018 16:42

    Ky Babale, mos eshte shoku i Dhori Kules? Kane shume ngjashmeri ndermet tyre....

    Përgjigju
  • Dardania: 28/05/2018 16:40

    Kosova e debon kete kur te don Ambasada Amerikane ne Tirane! Ky ska arsye per Azil.. Zot oh Zot azil ne KS hahaha

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 28/05/2018 16:37

    Ketij babolkes, Kosovaret mire eshte ti futin nje huçke ne b**thke. Ajo i ben derman dhe e sjell ne vehte.... Teçken e seçkes na iken gjithe figurat e njohura te PD

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 28/05/2018 16:19

    Ngelem pa babole tani.

    Përgjigju
  • Pipo: 28/05/2018 14:00

    Po tani ....keshtu e ka burria e Saljaneve ta hudhine ne rruge Babalen,si i harruat premtimet qe patet dheneBabales,

    Përgjigju
  • labi: 28/05/2018 13:12

    e di qytetari dixhital ufo i sales

    Përgjigju
  • Enea: 28/05/2018 13:08

    Po prit o derman pergjigjen e vertetesise se audiopergjimit,sa poshte ka rene PD-ja,totalisht drejt zhdukjes

    Përgjigju
  • Qytetari dixhital: 28/05/2018 13:02

    Po c'fare halli ka ky qe arratiset,vetem Qytetari Dixhital e din mire pergjigjen!

    Përgjigju
  • Andis Tabaku: 28/05/2018 12:49

    Propaganda mediatike vazhdon te punoje per popullin shqiptar. O popull cfare u be me video pergjimin e Tom Doshit per Ilir Meten? Asgje. Dhe ky keshtu do perfundoje.E gjitha ndertohet qe ju o popull te nguleni para tv e te harroni hallet dhe problemet sociale qe keni cdo dite.

    Përgjigju
    • Lexues: 28/05/2018 23:48

      popull me ijnorant nuk ka...per politike (alla shqiptare)..per te tjerat nuk dine te plotesojne nje formular

    • antiharresa: 28/05/2018 17:10

      Sad but true.

    • Shpellar vicidoli: 28/05/2018 13:20

      Jo or lule jo, ky eshte sajim i juaj shqupist

  • Daja: 28/05/2018 12:44

    Sajesa te shemtuara te Berisha-Basha-Monika Kryemadhit qe per turpin e tyre e moren pergjigjen me 26 Maj.

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 28/05/2018 12:26

    Prokuroria te arrestoj salinjanin dhe jo ket barbonin,ai eshte strumbullari i manipulimit te audios-kasetes.

    Përgjigju
  • Populli: 28/05/2018 12:18

    Te cohet hetimi deri ne fund,per kete monster halabake,e per te gjithe monstrat e tjera te PD-se

    Përgjigju
  • Dibrani I ikur: 28/05/2018 12:17

    Po saliun e pyeten ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit