Artan Hoxha publikon fotot: Ja si RENEA nuk ndaloi në Elbasan makinat e blinduara të Çapjave

Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Repolitix, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë disa foto ekskluzive nga një aksion që RENEA ka ndërmarrë kohë më parë në qytetin e Elbasanit.  Gazetari ka thënë se këto foto vijnë nga një operacion që RENEA duhet të zhvillonte, pasi ishte dhënë informacioni se po lëvizte një grup i strukturuar kriminal, por më pas çuditërisht, RENEA nuk ka ndërhyrë.  Në foto shihet qartë sesi kalojnë makinat e blinduara të këtyre eksponentëve të lidhur me krimin, por RENEA nuk ndërhyn, ndërkohë që qytetarët e zakonshëm i janë nënshtruar kontrollit.

“Informacioni ishte se ka lëvizur një grup i strukturuar, u dërgua RENEA. Grupi për të cilin ishte dhënë informacioni nuk është ndaluar nga forcat speciale. Mjeti i parë që kalon dhe nuk i ndalon postbllokut të policisë, qytetarët ndalojnë normalisht. Mjeti i parë dhe mjeti i dytë duhet të kontrolloheshin nga RENEA por nuk u kontrollua. Nuk mendoj se kishte frikë RENEA për të ndërhyrë. Mjete të blinduara, qindra mijëra euro. Lëvizin me eskortë. Ngjarjet kanë pikë vlimi, pika ishte masakra ku u plagosën 8 vetë dhe 3 të tjerë u vranë. Një nga rrugicat e Elbasanit në ditë normale. Ky është postblloku i “të fortëve”, brenda qytetit ka njerëz që paguhen për të raportuar çdo lëvizje të kundërshtarit dhe policisë. Kanë sistem të sofistikuar mbrojtjeje” deklaroi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 22/11/2018 16:43

    Nuk eshte RENEA si 326-ta qe te pinin gjak ne vetull!! Keta jane disa ish-komando qe fryhen me steroide dhe nuk kane te bejne fare me policine!!

    Përgjigju
  • Qytetare e Elbasanit: 22/11/2018 12:10

    Mbreme u tha qe qytetaret e Elbasanit jan te distancuar apo nuk ngaterrohen. Nuk eshte e vertet, un jam qytetare e Elbasanit, dhe po e them me shume bindje qe ne lagjen Emin Matraxhiu ku ky fis e ka “territorin” e tij nuk mund te kalojm dot nuk mund te kalojn dot djemt tane femijet tane sepse njerzit e ketyre i ndalojn i marin telefonat i pyesin a thua se keto jan shteti. Fundja kush jan keto?! Nje fis katundaresh qe kan ardhur nga ana e anes kan ber pare duke perfitur nga trupat e femrave kan ber vrasje qe nga shefat e policis dhe vrasje qe mjafton te hapesh Google thjesht Fisi Capja dhe cdo gje eshte e qarte. Ca ka kapur shteti? Ka kapur nje bombe dhe 2 ushtar? Ha ha ka len mbrapa 100 bomba bashk me Arti Capjan, Florenc Capjan dhe Bledar Mucen qe kan shum katundar te vetit qe i perdorin per te vrare e per ti ven bomba njerzve . Shpresoj qe te pakten nje Shef policie ti lexoj keto se jane te gjitha te verteta po te doni i kapni aty i keni me arme e me te gjitha. Po rrezikoni jet njerzish duke i len te lire, cfare prisni te behet kasaphane te vriten njerez te pafajshem ca policie jeni ju cfare sigurie na jepni ju ne kur ata bejn postoblloqe dhe ndalojn njerez a thua se jan siper jush?! Ju si degjoni si merni parasysh komentet tona thoni jan me nje bande jan me nje tjeter, por ne qytetaret e Elbasanit pervecse ketu ku mund ta ngrejm zerin ku mund te shprehim te gjitha keto? Te shkojm ne polici? Atje ka polic qe dekonspirojn operacionet ndaj tyre dhe ne dark na digjet shpia bashk me ne brenda, ku te shkojm? Beni punen tuaj asgje me shume spo kerkojm, te marim frym lirisht ne dhe femijet tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite