POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Pse ma zure rrugën?'/ Plagoset 18-vjeçari në Selitë, arrestohen babë e bir (EMRI+Video)

TIRANË- Një konflikt me armë zjarri për motive të dobëta ka ndodhur mes dy të rinjve në Selitë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Burime për 'Report Tv' bëjnë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur në një zonë tjetër të Selitës, pasi kamioni ku ishte pasagjer Mikel Shira, i kishte zënë rrugën dy personave, atë e bir, që po lëviznin me një mjet tip "Golf 4".

Mësohet se autori i plagosjes, pasagjer në "Golf" me iniciale Stelio Ismailati, 22 vjeç, iu drejtua Mikel Shirës me fjalët: Pse ma zure rrugën?,dhe më pas ka hapur derën e kamionit, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 18-vjeçarin, duke e plagosur me një plumb në këmbë.

I riu është transportuar menjëherë drejt spitalit ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pas kapjes të së atit, Abedin Ismailati, 56 vjeç, banues në Tiranë, disa orë pas ngjarjes u arrestua edhe i biri 22-vjeçar, Stelio Ismailati.

NJOFTIMET E POLICISË PËR NGJARJEN:

1.Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.

2.Tiranë

Identifikohen dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :

- Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :

- S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I. 

Njoftimi i policisë për arrestimin e të birit:

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori tjetër i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, pas disa orësh ndjekjeje intesive kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin :

- Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin A. I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir).

ke.mu./l.q.
Komento

Komente

  • Fredi: 13/10/2018 08:11

    Faikër plera e bajga të shoqerise!

    Përgjigju
  • TATA: 12/10/2018 21:26

    Cjan kto kafshe more merreni cajeni mishin me thike dhe mbushjani me krip deri sa ty dale shpirti te dyve dhe baba hales futjani koqet ne acid .BABA HALE .

    Përgjigju
  • edgt: 12/10/2018 17:17

    henkshi koken

    Përgjigju