“Babalja”/ Krimet e Rënda thërrasin për herë të dytë deputetin e PD (Zbardhet përgjigja e ekspertizës)

“Babalja”/ Krimet e Rënda thërrasin për herë të dytë deputetin e PD (Zbardhet përgjigja e ekspertizës)

Ervin Salianji

Për të dytën here Ervin Salianji, deputet i PD do ti duhet të ngjisë shkallët e prokurorisë së krimeve te renda për t’u marrë në pyetje nga prokurorët të cilët janë duke hetuar dosjen Babale. ReportTv ka mësuar se në adresë të deputetit që denoncoi audio përgjimin e Albert Veliajt ka mbërritur fletëthirrja për t’u paraqitur në prokurori në oren 9:30 të së premtes.

Deputeti Salianji është vënë nën hetim për kallëzim të rremë. Mbetet e paqartë nëse gjatë paradites të së premtes deputeti Salianji do të merret përsëri në pyetje apo do ti komunikohet akuza. Për këtë dosje hetimore është marrë në pyetje edhe bashkautori i realizimit të audio përgjimit Jetmir Olldashi.

Thirrja në prokurori e deputetit demokrat vjen vetëm disa ditë pasi nga Anglia ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut njohur si Babalja dhe Agron Xhafajt vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga të dhënat e para mësohet se ekspertët anglezë kanë mbërritur në përfundimin se përgjimi nuk është autentik. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal pasi mori një kallëzim nga Agron Xhafaj, i cili u vetëdorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
'Babalja', Prokuroria e thërret për të dëshmuar, Salianji: I vendosur për t'i shkuar deri në fund të vërtetës

Pas thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për deputetin e PD-së, Ervin Salianji për të dëshmuar nesër në orën 09:30, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit.

Në statusin e tij, ai shkruan se është i vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar.

Të vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar, kudo, kurdo, me çdo formë. Nesër, ne orën 9.30, do jem në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund të vërtetës për Familjen Mafioze Xhafaj!

Ervin Salianji

Kjo është hera e dytë që demokrati do të shkojë për të dëshmuar për rastin që denoncoi pak muaj më parë së bashku me deputetin Alibeaj dhe Gazmend Bardhin. Mbetet e paqartë nëse deputeti Salianji do të merret përsëri në pyetje apo do t'i komunikohet akuza.

Në datë 21 maj të këtij viti, tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së