POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Banorët e Fushë-Krujës pa ujë prej 24 orësh, Ujësjellësi: Nuk e dimë se për sa kohë rregullohet defekti

Foto ilustruese

Qyteti i Fushë-Krujës së bashku me fshatrat përreth ka mbetur pa ujë të pijshëm prej më shumë se 24 orësh.

Sipas Ujësjellësit, shkak i lënies pa ujë i më shumë se 50 mijë banorëve është një defekt në sistemin e pompimit në fshatin Hasan.

Të kontaktuar nga Report Tv, drejtues të Ujësjellësit thonë se ende nuk e dinë se sa kohë i duhet për të rregulluar defektin.

Këto defekte dhe probleme në pompat që furnizojnë 50 mijë banorët, janë bërë të shpeshta për banorët të cilët po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e ujit.

 

ke.mu.
Komento