BE kundër SHBA-së, gati të mbështesë ekonomikisht Iranin

BE kundër SHBA-së, gati të mbështesë ekonomikisht Iranin

Tërheqja e Shteteve të bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ishte një vendim që nuk u prit aspak mirë nga vendet e BE-së.

Këto të fundit, me në krye Francën e Gjermaninë, tentuan deri në minutën e fundit për t’i ndryshuar mendjen presidentit amerikan Donald Trump, të mbajë në këmbë marrëveshjen, por nuk ia dolën.

Të ndodhur në këto kushte, Komisioni Europian ka propozuar aktivizimin e një statuti të fjetur për të mbrojtur kompanitë europiane që bëjnë biznes me Iranin nga kërcënimi i sanksioneve amerikane. Statuti është miratuar në vitin 1996 si përgjigje ndaj embargos së vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Kubës, por nuk ka hyrë kurrë në fuqi.

Komisioni propozoi gjithashtu heqjen e barrierave që pengojnë Bankën Europiane të Investimeve të financojë aktivitete të llojeve të ndryshme në Iran. Në këtë aspekt, Banka do të mbështesë investimet europiane në Republikën Islamike, përfshirë ato në sektorin e energjisë që janë boshti i ekonomisë iraniane.

Sanksionet e Washingtonit ndaj Iranit hyjnë në fuqi më 6 Gusht dhe deri atëherë, Parlamenti Europian do të ketë më tepër se dy muaj kohë për të shqyrtuar dhe miratuar këto propozime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Inteligjenca ukrainase raportohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj partisë ruse

Inteligjenca ukrainase raportohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj partisë ruse