POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Besa Besë”, Tifozët Kuq e Zi mbështesin Kombëtaren me këngë patriotike

Tifozët Kuq e Zi

Ekipi kombëtar do të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Skoci ku nesër do të luajë përballë vendasve ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Sfida në stadiumin ‘Hampden Park’ në Glasgow do të jetë mjaft e vështirë, por kuqezinjtë do të tentojnë që të përfitojnë nga mungesa e disa lojatareve titullarë të Skocisë.

Pavarësisht se nuk do të jenë të shumtë në numër si në Elbasan Arena, tifozët kuqezinj kanë menduar për të mbështetur kombëtaren me këngën patriotike “Besa Besë” të publikuar në faqen e tyre në Facebook. Ndeshjen e parë Shqipëria e fitoi përballë Izraelit, ndërsa nesër do të ketë një tjetër provë të fortë në grupin e parë të Ligës C.

d.ba.
Komento