Bllokohet aktiviteti i Institutit Kulinar Neranxi në Himarë, Nikollaq Neranxi: Ishte në pronë private

Ndalohet në mënyrë arbitrare një aktivitet i Institutit Kulinar Neranxi në Himarë!. Drejtuesi i këtij Instituti, Nikollaq Neranxi, nëpërmjet një postimi në Facebook, e cilëson këtë një akt të paprecedentë të Bashkisë së Himarës dhe Policisë së shtetit.

Në këtë aktivitet do të gatuheshin receta të zonës së Himarës dhe do bëheshin degustime për vendasit dhe pushuesit. Instituti Kulinar Neranxi, kishte dërguar kërkesë në Bashki dhe në Polici, ku njoftonte zhvillimin e aktivitetit. Gjithashtu duhet theksuar se aktiviteti do të bëhej në një tokë private, me çertifikatë pronësie në emër të familjes Neranxi.

Policia, ndërkohë që po bëhej shkarkimi i bazës materiale për tu përgatitur për eventin, ka ndërprerë çdo gjë, duke shoqëruar 3 punonjës të Kompanisë të cilët janë mbajtur në ambientet e policisë mbi 4 orë. Sipas përfaqësuesve të Institutit Neranxi, kjo ishte një ndërhyrje e paligjshme dhe dhe pas asnjë shpjegim, policia rrethoi zonen sikur te ishte skene krimi.
 

Për zhvillimin e aktivitetit janë lajmëruar si Policia Bashkiake, si Bahskia Himarë, si Policia e Shtetit, pavarësisht kësaj nga forcat e Policisë së Rendit është penguar zhvillimi i këtij aktiviteti. Më datë 7 qershor i jemi drejtuar Bashkisë Himarë dhe Policisë Bashkiake Himarë. Në kthim përgjigje, Policia Bashkike Himarë referon t’i drejtohemi dhe Policisë së Shtetit, në komisariatin përkatës të Bashkisë Himarë. I jemi drejtuar me shkresën 13.06.2018, duke njoftuar përveç bashkisë dhe Policisë Bashkiake, edhe komisariatin e Policisë së Shtetit në Himarë për të njëjtin aktivitet.

Gilda Lika, avokatja e Kompanisë Neranxi

Punonjësit e këtij instituti kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar dhe kanë dënuar aktin e autoriteteve ndërkohë që ishin konform çdo rregulli dhe me dokumentacionet përkatëse.

Ne në orën 08:00 të mëngjesit erdhëm për të bërë përgatitjet, sepse aktiviteti zhvillohej në orën 18:00. Sa filluam të bëjmë përgatitjet, erdhi policia dhe na ndërpreu komplet aktivitetin. Është hera e dytë, ose më saktë viti i dytë, që ne kemi dëshirë të bëjmë këtë lloj promovimi të vlerave kulinare, dhe është hera e dytë që na ndërpritet.

Andi Balla, punonjës

Instituti Kulinar Neranxi ka vendosur të bëjë kallëzim kundër bashkisë së Himarës dhe Policisë, duke e cilësuar akt barbar të këtyre institucioneve.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja