Botërori, Mesi shpëton Argjentinën
Gana ndali Gjermaninë në barazim

Botërori, Mesi shpëton Argjentinën<br />Gana ndali Gjermaninë në barazim
Lionel Mesi shpëton nderin e Argjentinës duke shënuar në minutën e 90 të ndeshjes përballë Iranit. Me këtë fitore, Argjentina ngjitet në kuotën e 6 pikëve duke prenotuar biletën për në 1/8, ndërsa Irani mbetet me vetëm një pikë. Argjentina rrezikoi të dhuronte një surprizë të hidhur për tifozët bardhekaltër që ishin të shumtë në numër në Belo Horizonte, pasi ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse kapiteni nuk do të ekzekutonte me mjeshtëri një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone duke bërë të pavlefshme hedhjen e portierit iranian.

Trajneri Sabella zbriti në fushë me një formacion ofensiv duke vendosur në vijën e sulmit Mesin-Higuain-Di Marian dhe Agueron duke shpresuar te një goleadë, por modestët iranianë rreshtohen mjaft mirë në mbrojtje nga  tekniku Carlos Queiroz duke i bërë me zemër argjentinasit deri në fund. Shanset për argjentinasit ishin pa fund, fillimisht ka qenë Higuain në minutën e 12 që provoi me një gjuajtje të fuqishme në zonë pas asistit të Mesit, por portieri e devijon nga këndi.

10’ më pas provon Di Maria me një zbritje të shpejtë nga krahët, por që bllokohet mjaft mirë në hyrje të zonës. Mesi provon disa herë në pjesën e parë dhe të dytë me gjuajtje të lirë dhe pasime të sakta për Agueron dhe Higuain, por finalizimet nuk ishin të sakta. Ndërsa rastin më të mirë për Iranin e pati Reza që përfitoi nga një kundërsulm duke zbritur me shpejtësi dhe rrezikuar portën argjentinase që shpëtohet mrekullisht nga Romero. Në fund Mesi vendos që të provojë nga jashtë zone në të njëjtën mënyrë si me Bosnjën duke ndalur sferën në rrjetë. Sulmuesi i Barcelonës ishte deciziv edhe në ndeshjen e parë përballë Bosnjës duke marrë në krah Argjentinën.

Gjermani-Ganë 2-2
Gjermania ka ngecur me Ganën në një barazim 2-2 duke qenë shumë larg ndeshjes që zhvilloi përballë Portugalisë. Afrikanët në një super formë fizike ia dalin që të marrin një pikë me vlerë në luftën për të kaluar grupin. Pjesa e parë përfundon me rrjeta të paprekura nga të dy ekipet, pavarësisht rasteve të shumta. Fraksioni i dytë nis në mënyrën më të mirë për Gjermaninë që kalon në avantazh me Gëtze në minutën e 51.

Futbollisti i Bajernit shfrytëzon mjaft mirë një harkim në zonë duke goditur me kokë dhe ndalur topin në rrjetë. Gana nuk dorëzohet dhe vetëm 3 minuta më pas në të 54 barazon me Andre Ayew duke mposhtur Nojer. Barazimi çorienton Gjermaninë që gabon në rreshtimin në mbrojtje me Humles duke pësuar edhe golin e dytë me Asamoah në të 63’.

Megjithatë Gjermania nuk dorëzohet lehtë dhe trajneri Lëv nxjerr nga fusha Gëtzen duke futur në fushë ‘asin në mëngë’ Miroslav Klose që vetëm pas dy minutash lojë shënon golin e barazimit pas një goditje nga këndi. Goli përvec barazimit ka edhe një tjetër vlerë më të madhe, pasi Klose në botërorin e 4 pjesëmarrës barazoi rekordin e Ronaldos me 15 gola në 3 botërorë.

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri