Bulqizë, dhunojnë dy persona dhe thyejnë xhamat e lokalit, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT)

Bulqizë, dhunojnë dy persona dhe thyejnë xhamat e lokalit, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT)

Foto Ilustruese

BULQIZË - Godasin me sende të forta dy shtetas, si dhe dëmtojnë ambjentet e një lokali, arrestohen në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi i Rruzhdi Rushitit, 24 vjeç, banues në Bulqizë dhe Dritan Tançi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasit R.N, 40 vjeç, dhe A.M, 51 vjeç, banues në Bulqizë, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.

Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar duke thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit M.D 54 vjeç. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Shkatërrim prone", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89, 25, 150 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës