POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Cakaj', Rama i përgjigjet Metës me ironi: Do i ketë vjedhur 'Doktoresha e Shkencave' passwordin e faqes zyrtare

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta i cili tha sot se kërcënohet nga kreu i qeverisë, pas refuzimit të kandidaturës së Gent Cakajt për ministër të Jashtëm. Rama bën ironi me qëndrimin e Metës kur thotë se do i ketë vjedhur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, të cilën kryeministri e quan Doktorëshë Shkencash, passwordin e faqes zyrtare nga ku bëri reagimin me tone të ashpra (Lexo këtu). Rama shkon edhe më tej kur shkruan se presidenti mund të jetë edhe në fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët për t'i shpëtuar vështirësisë ku ndodhet, pasi sipas tij provat që i ka çuar për Gent Cakajn ka qenë bindëse dhe kthimi i dekretit nga presidenti ishte i padrejtë. 

Reagimi i Ramës
Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s'di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani.

l.q.
Komento