‘Sa do kushtonte sterilizimi me prokurim publik?’, Vokshi pyet ish-zv.ministrin, Klodian Rjepaj: Nuk mund të krahasohen mollët me qepët

 

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj po pyetet në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit, ndërsa dëshmia është shoqëruar me debate mes tij dhe kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi.

Rjepaj u pyet nga Albana Vokshi se sa do të kushtonte sterilizimi nëse do të vihej në funksion me prokurim publik, por ish-zv ministri nuk dha shifër konkrete.

Vokshi: Ky koncesion nuk e ka shpëtuar sistemin e shëndetësisë, ende dhe sot përdoren autoklavat. Ende sot përdoren hidroklavat që janë pjesë e masterplanit. A u bë një përllogaritje sa i kushtonte po të vihej në funksion me prokurim publik, sepse i kishim të gjithë lekët. Sa i kushtonte qeverisë? A e keni bërë ju llogaritjen, sepse një mjek që ishte këtu tha që kushtonte 2.4 euro, ju e keni dhënë me kompleksitetin më të lartë 400 euro bashkë me tvsh. Pra puna juaj, detyra e parë ishte pse duhej të jepej me koncesion dhe pse ishte me efektive sesa me prokurim publik. A keni një vlerësim sa i kushtonte shtetit nëse e bënte me prokurim publik? Sa është çmimi për sterilizimin e seteve me prokurim publik dhe pastaj të bëjmë krahasimin.

Rjepaj: Kjo është ajo që thashë, që ju po thoni sa kushton sterilizimi i një seti. Unë po them sa kushton  një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk është synimi të sterilizojmë setin, sepse është vetëm një nga procedurat bazë për të parandaluar infeksionet. Nuk është qëllimi që ne të vëmë në pune një repart qendror sterilizimi, por të kryejmë një ndërhyrje kirurgjikale të sigurt. Siguria në sallat operatore arrihet nga kushtet higjieno sanitare

Vokshi: Dua vlerën sa kushton?

Rjepaj: Unë po them sa kushton një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk është synimi të sterilizimi i setit, se është vetëm një nga procedurat bazë. Qëllimi është të kryhet një ndër kirurgjikale të sigurt dhe cilësore, që arrihet nga kushtet higjeno sanitare. Nuk mund të jap vlerë, si ta jap afrofe? Ju flisni për një gjë tjetër, unë për gjë tjetër. S’mund të krahasojmë mollët me qepët. Më përmendet një mjek që ka thënë se do harxhonin 2.3 euro për sterilizimin e setit. Kostot që kryhet është për ndërhyrjen kirurgjikale, nuk është për setin.....

“Për 4 vite nuk u vu në punë reparti i sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj, jo të mendohej që në momentin që u inaugurua të niste punë. E njëjta gjë na ka ndodhur shpesh herë, ndoshta ndodh dhe tani. Planifikohet një artikull por qëndron në kuti. Na ndodhi dhe në 2009 në sanatorium. Kredia austriake në 2007 e gjithë hermodinamikës kardiake ishte në kuti 7 mln euro për 2 vjet. Na u desht të planifikonim burimet njerëzore dhe në 2009 u bë pikënisja e repartit të kardiokirurgjisë."

.... 

Vokshi: Pse është efektiv koncesioni dhe jo PPP?
Klodian Rjepaj: “Nuk përfshihet vetëm kosto në përllogaritjen e krahasuesit të sektorit privat por rrisqet dhe vlerat. Kjo është diferenca që nuk kuptojnë prandaj e nderuar është kthyer në përplasje botëkuptimesh. E vetmja akuzë që më bëhet është herezi. Nuk ka asnjë element. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi janë ulur me 20 -30% të gjitha kostot e ndërtimit të këtij programi. Nëse do të bënim prapë koston me prokurorim publik ku do ti blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit”

Albana Vokshi: Jo do ti blinit tek Ilir Rrapaj?

Klodian Rjepaj: Nuk janë produkte që i prodhojmë këtu. Nuk ka cmime INSTAT për këtë gjë. Nuk ka çmime reference. Çmimet e referencës do I marrim jashtë.


Lajmi kryesor:

Koncesioni i sterilizimit dhe check-up/ Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu për të dëshmuar 8 orë në Kuvend! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër