POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shqipëria nis me fitore 'Ligën e Kombeve', mund 1:0 Izraelin në 'Elbasan Arena' dhe merr tre pikët e para

Stadiumi "Elbasan Arena" gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

ELBASAN  - Shqipëria ka nisur me një fitore bindëse debutimin në "Ligën e Kombeve" në Grupin C. Kuqezinjtë e Christian Panuccit arritën të fitonin minimalisht 1:0 përballë Izraelit, me një supergol të shënuar nga mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka në minutën e 55 të takimit. 

Pas disa sulmeve të njëpasnjëshme, mesfushori i Izraelit gjuan fort në brendësi të zonës së rreptësisë dhe e çon topion në rrjetë, duke mposhtur portierin e miqve Haimov. Panucci bëri disa ndryshime në formacion për këtë ndeshje duke i besuar një vend titullari lojtarëve të rinj si Binaku dhe Sidrit Guri, të cilët nga performanca në fushën e blertë nuk zhgënjyen aspak.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natço, Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretz.  

Shqipëria ndodhet në Grupin 1 të Ligës C, së bashku me Izraelin dhe Skocinë. Me këta të fundit kuqezinjtë do përballen ndeshjen e ardhshme dhe çdo rezultat që shmang humbjen, afron kualifikimin e Shqipërisë si kokë grupi për në raundin tjetër. 

Liga e Kombeve/ Si mund të kualifikohet Shqipëria në Europian
Në këtë turne marrin pjesë 55 shtet të Evropës, ndërsa janë ndarë në katër Liga: A, B, C dhe D, ku secila prej tyre ka katër grupe me nga tre dhe katër skuadra. Fituesja e çdo Lige do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë autmoatikisht në Kampionatin Evropian, finalet e këtij kompeticioni do të luhet në verën e vitit 2019, për të shpallur edhe fituesin. Katër ekipet që i fitojnë grupet e tyre, do të kualifikohen për Final Four në qershor 2019. Formati do të jetë një ndeshje gjysmëfinale e ndjekur nga një finale, për secilën ligë dhe kështu fituesi i secilës ligë A, B, C dhe D fiton një vend në “EURO 2020”. 

Nëse një kombëtare e ka siguruar kualifikimin përmes rrugës tradicionale, atëherë vendi i tij do t’i takojë ekipit tjetër të renditur më lart në ligën e tyre përkatëse. Po si mund të kualifikohet Shqipëria?

Fillimisht kuqezinjtë duhet të fitojnë grupin e tyre ku kanë kundërshtarin Izraelin dhe Skocinë, më pas duhet të fitojnë përballjet në gjysmëfinale dhe finale me rivalët në këtë Ligë. Në Ligën C, ku bën pjesë Shqipëria, janë gjithashtu Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.'

Këto shtetet janë ndarë në këtë mënyrë: Estoni, Finland, Greqi dhe Hungari janë në grupin 2. Qipro, Bullgari, Norvegji dhe Slloveni në grupin 3, ndërsa Lituani, Mali i Zi, Serbi dhe Rumani kompletojnë këtë Ligë në grupin e katërt. Në Ligën C do të ketë shumë derbe, ndërsa Shqipëria për të fituar një blitë në Evropian duhet të fitoj ndaj çdo kundërshtari që do të fitoj grupin e vetë.

Formai i këtij kompeticioni është i tillë: Ekipet e secilës ligë do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në shtëpi dhe në transfertë mes muajve shtator dhe nëntor. Ekipet që përfundojnë në krye të grupit të vet përkatës promovohen një ligë më lartë, ndërsa ekipet që përfundojnë në fund të grupeve të tyre përkatëse do të bien një ligë më poshtë, përveç ato të nivelit më të ulët, pra Ligës D.

Ora 23:46
Shënoi golin e fitores ndaj Izraelit, Xhaka: Shpërbleva besimin e trajnerit

Autori i goli në fitoren e Shqipërisë ndaj Izraelit, Taulant Xhaka, në intervistën për Supersport, deklaroi:

Si ndihesh për golin?
Në pjesën e dytë, më erdhi rasti, dhe shënova. Jam shumë i kënaqur, sepse është goli im i parë në Kombëtare, dhe arritëm një fitore shumë të rëndësishme.

E nisët me polemika me Panuçit, dhe i dhatë fitoren sot…
Nuk ka qenë polemikë. Merremi vesh shumë mirë me të. Ai më ka dhënë një besim, dhe unë ia shpërbleva me gol. Lojtar me eksperiencë, por mund të korrigjohesh edhe në sulm. Mund të shënoni përsëri…

Ndeshja ka qenë shumë e mirë, por kemi luajtur futboll. Nuk kemi përdorur topa të gjatë. Tani, na pret një ndeshje komplet tjetër ndaj Skocisë.

Ora 23:20
Panucci flet pas fitores me Izraelin: Humbëm dy miqësore, na kryqëzuat, llogaritë për grupin i bëjmë në Skoci

Trajneri i Kombëtares, Christian Panuçi, pas fitores me Izraelin tha se ekipi do qëndrojë me këmbë në tokë. Llogaritë e kualifikimit, tha Panucci, do t'i bëjë në Skoci. Trajneri italian iu referua edhe kritikave në media pas dy humbjeve në miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Më në fund një fitore e shumë pritur edhe pse e vuajtur…
Kemi rrezikuar shumë pjesën e parë, për gabimet tona. Ishin lojtarë që na vunë në vështirësi si Dabur, Xavi, e ritheksoj na vunë në vështirësi për gabimet tona, jo për meritë të kundështarit. Ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur 2 ndeshje miqësore, sikur kemi humbur një luftë të madhe. Ju e keni bërë kaq të madhe humbjet në miqësore, sikur humbëm 2 finale të Botërorit. Italia pësoi 7 gola në miqësore dhe nuk u mor askush. Kur erdha ishim të katërt në grup. Në fund kaluam të tretët.

Sa e rëndësishme është transferta e Gllasgout pas kësaj fitore?
Është shumë mirë që shkojmë me fitore, duhet të rregullojmë disa probleme të vogla. Duhet të jemi me këmbë në tokë.

A ishte Shqipëria që doje?
I përcjell komplimente lojtarëve sepse bënë një pjesë të dytë shumë të mirë. Kundërshtarë të tjerë të venë shumë në vështirësi. E ritheksoj që pjesa e parë ishte jo e mirë. E para kishte disa gabime, por reaguam dhe bëmë një pjesë të dytë shumë, shumë të mirë.

Ora 23:09
Shqipëria mund Izraelin, De Biasi dhe Meta bëjnë shqiponjën (FOTO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka postuar një foto me tifozin më special të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi.

Ish-trajneri i Kombëtares ka pozuar me presidentin Meta duke bërë me duar shenjës e shqiponjës, simbol të Shqipërisë.

Në ndeshjen e luajtur ditën e sotme në ‘Elbasan Arena’, Shqipëria ka fitur 1:0 me gol të Taulant Xhakës. Falë kësaj ndeshjeje, Shqipëria merr 3 pikët e para në Ligën e Kombeve.

Ora 22:55
‘Elbasan Arena’ bosh, Artan Hoxha: Pasi zbrazi stadiumet në Superligë, Duka largoi tifozët edhe nga Kombëtarja

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shpërthyer në akuza ndaj presidentit të FSHF-së, Armando Duka,  lidhur me faktin se stadiumi ‘Elbasan Arena’ ishte i boshatisur në ndeshjen kundër Izraelit.

Në statusin e tij, Hoxha shkruan se duket sikur Kombëtarja luan për të kënaqur presidentin e FSHF-së dhe shoqërinë e tij, sipas tij Duka i largoi shqiptarët nga i vetmi gëzim që u kishte mbetur.

Sot ne Shqiperi – Izrael, ne stadium nuk jane as 4000 tifoze, ndersa cmimi i biletes per sportdashesit me te varfer te kontinentit eshte edhe me i shtrenjte se ne vendet me te zhvilluara te Europes. Duket sikur kombetarja luan per te kenaqur presidentin e FSHF me shoqerine e tij, si dhe komentatoret e supersportit…

Artan Hoxha, gazetar i Report Tv

Statusi i plotë:

Me ne fund FSHF dhe Armando Duka, pasi zbrazen stadiumet ne ndeshjet e superliges, ia dolen ta boshatisin stadiumin kur luan kombetarja e Shqiperise, dhe ti largonin shqiptaret nga i vetmi gezim qe u kishte mbetur…
Sot ne Shqiperi – Izrael, ne stadium nuk jane as 4000 tifoze, ndersa cmimi i biletes per sportdashesit me te varfer te kontinentit eshte edhe me i shtrenjte se ne vendet me te zhvilluara te Europes. Nje bilete e thjeshte ne karshine e boshatisur eshte 24 euro, se ne
tribune shkon nga 80 deri ne 144 euro…
Duket sikur kombetarja luan per te kenaqur presidentin e FSHF me shoqerine e tij, si dhe komentatoret e supersportit…
Kjo eshte ndeshja hapese e nje edicioni eleminator me numrin me te vogel te tifozeve shqiptare ne 30 vitet e fundit…
Fitore per kuqezinjte tane sot. Gjithe shqiptaret jane me ju, mos lejoni qe ti merzisin dhe nga ekrani i televizorit ata qe i larguan nga stadiumi….

Ora 21:13
'Rama ik', FRPD banderolë kundër kryeministrit në 'Elbasan Arena' (VIDEO+FOTO)

Nuk kanë munguar as sloganet politike gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael në "Elbasan Arena". FRPD ka shpalosur një banderolë në tribunë ku shkruhej "Rama Ik". 


Ndeshjen e rëndësishme të kombëtares për Ligën e Kombeve, FRPD ka menduar ta shfrytëzojë edhe për politikë, në vend të mbështetjes në shkallët e stadiumit. 

Banderola e vendosur nga FRPD në Elbasan Arena
l.q./ke.mu.
Komento

Komente

  • Dyrrah: 07/09/2018 20:37

    Amon pervec hykes fut dhe Agollin me lorikun A ahahahha

    Përgjigju