Dasma mbretërore britanike, Megan i thote 'Po' Princ Harry-t/FOTO

Harry dhe Meghan shkëmbyen zotimet dhe pastaj unazat, në përgjigjet e pyetjes nese ato pranojnë njëri-tjetrin, ju janë përgjigjur me një 'PO' të sigurtë, tashmë Meghan dhe Harry janë zyrtarisht të martuar.

Princi Harry ka mbërritur në dasmën e tij dhe Meghan Markle ka nisur udhëtimin e saj të fundit si beqare, drejt kishës duke i dhënë botës paraqitjen e parë të veshjes së nuses .

Nëna dhe vajza u larguan në një Rolls-Royce Phantom IV, e cila u ndërtua dhe u çua te Mbretëresha në vitin 1950 dhe u përdor nga Kate Middleton për udhëtimin e saj në Westminster Abbey, kur u martua me Williamin shtatë vjet më parë.

Nga makina mund të shihet se Markle, e cila do të vendosë kurorë me princin Harry, është me vello, por detajet e fustanit nuk duken ende.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Traditat e Dasmës Mbretërore Angleze që janë ndjekur që nga fillimi i dinastisë deri më sot

Sot më 19 Maj të vitit 2018, Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen në George Chapel, të rrethuar nga familja dhe miqtë. Mijëra njerëz janë rreshtuar rrugëve të Windsorpwr të parë çiftin e lumtur, dhe miliona janë ulur pranë televizioneve apo po presin online dasmën e madhe.

Në krahasim me martesën e para 125 viteve të Mbretit George V me Princeshën Marija e Treck (që më vonë u bë Mbretëresha Mari) që ishte goxha më e qetë.

Çifti u martua në Chapel Rolay, që mezi zë 100 persona të ftuar.

Kurse përfshirja e publikut dhe festimet e Dasmave Mbretërore mund të kenë ndryshuar gjatë viteve, shumë tradita kanë mbetur të njëjta, ndonëse ndryshojnë pak nga dasma në dasmë.

Unazat e dasmës nga ari ‘Welsh’
Unazat e Mbretëreshës nënë Elizabeth, Mbretëreshës, Princeshës Margaret, Princeshës Anne dhe Diana dhe Princesesh së Wales janë të gjitha të bëra nga i njëjti lloj i arit, që vjen nga e njëjta minierë prej Uellsit.

Ende ka një gram ari nga pjesa origjinale e mbetura e që është e fshehur. Në nëntor të vitit 1981, Shtëpia Mbretërore ia dorëzoj Mbretëreshës nja copë ari prej 36 gramësh të 21 karatëve, e cila sot mbahet në Kurorë dhe do të përdoret për unazat e Dasmave Mbretërore.

Hollësitë për unazën e Meghan Markle do të bëhen të ditura në momentin kur ajo të vihet në dorën e saj.

Një degë nga lulja e quajtur “Myrtle”
Shumë nuse të familjes mbretërore përgjatë gjeneratave, duke filluar nga Mbretëresha deri të Dukesha e Kembrixhit, kanë zgjedhur që në buçetën e tyre të luleve të marrin edhe një degë nga një lule e quajtur “Myrtle”. Kjo traditë rrjedh nga dasma e Mbretëreshës Victoria dhe vajza e madhe e Princit Albert, e quajtur po ashtu Victoria.

“Myrtle” reprezenton dashurinë, pjellorinë dhe pafajësinë. Rritet në Shtëpinë Osbornem që është shtëpija e pushimeve të Mbretëreshës Victoria për më shumë se 170 vite. Fillimisht kjo lule i është dhënë Mbretëreshës nga gjyshja e Princit Albert në vitin 1845.

Varri i luftëtarit të panjohur
Pothuajse 100 vite më parë, Mbretëresha Elizabeta e njohur si Mbretëresha Nënë, krijoj një traditë për dasmat mbretërore që po përcillet edhe sot. Teksa Mbretëresha Elizabetë hyri në pallatin Westminster Abbey në ditën e dasmës, u ndal dhe la buçetën e saj të luleve në varrin e luftëtarit të panjohur.

Mbretëresha Elizabetë vuri lulet mbi varr dhe hyri në pallat pa buçetën në duar, traditë kjo që u përcoll për shumë kohë.

Fotografia zyrtare e dasmës
Dasmat mbretërore kanë edhe një detaj shumë të rëndësishëm e që janë fotografitë që mbesin kujtim për gjeneratat tjera. Mbreti Edward dhe Mbretëresha Aleksandra filluan traditën e fotografive, në atë kohë që imazhet ishin një gjyrëshe.

Kjo traditë ka vazhduar deri më sot, ky Prince Harry dhe Markle kanë zgjedhur për fotograf artistin e njohur të fotografisë, Alexi Lubomrski. Bota Sot

Ora 13:28
Emocionohet Princi Harry kur sheh Meghan nuse: Dukesh e mahnitshme

Meghan Markle ka mbërritur në cermoninë e kurorëzimit mes saj dhe Princit Harry, e veshur me fustanin e bardhë të thjeshtë por të mahnitshëm, duke e lënë dhëndrin pa fjalë dhe mes emocioneve kur e pa Meghan të veshur nuse për herë të parë.

Harry i kapi dorën duke i thënë asaj “dukesh e mahnitshme", përpara se të falenderonte babain e tij, Princin Charles, i cili e shoqëroi deri në altarin e kishës.

Ceremonia e shkëmbimit të unazave u pa nga miliona persona në të gjithë botën.

Fustani i bardhë i Meghan Markle është dizenjuar nga stilistja e njohur britanike Clare Keller, drejtoresha e parë artistike femër e shtëpisë së modës franceze GIvenchy.

Kurora në kokën e nuses është koleksioni i stilit mbretëror i Mbretëreshës i bërë në vitin 1932.

Ora 12:49
Disa të famshëm pjesëmarrës në dasmën mbretërore
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

    Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës