"Ligj i ri zgjedhor dhe reformë në drejtësi në një shtrat të ri kushtetues". Kjo është zgjidhja sipas Dashamir Shehit për situatën aktuale që po kalon vendi, kur gjyqësori është futur në kolaps, pas të larguarve nga Vettingu, ndërsa ligji për Magjistraturën u shty për në shtator në mungesë të konsensusit të opozitës.
I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Shehi tha se nevojitet një Kushtetutë e re, ndërsa solli në vëmendje gabimin sipas tij që u bë me ndryshimet e 2008-ës.
Qytetarëve u kemi hequr të drejtën të votojnë, u kemi thënë ky është flamuri i partisë, kjo është lista, mund të jetë një qorr, një budalla, kjo është lista e kryetarit. Një ligj i ri zgjedhor, reformë në drejtësi në një shtrat të ri kushtetues, dhe ndryshimi i kësaj kushtetutës, balancimi i disa institucioneve. Kishim një kushtetutë të mirë në 1998 edhe pse PD nuk e pranoi atëherë. U bë një gabim i madh që u ndryshua në 2008, u ndryshua edhe ligji zgjedhor, solli president më të dobët, një ligj zgjedhor që provokoi këtë situatë. Ne si opozitë duam që në vjeshtë t'u ofrojmë shqiptarëve një platformë të qartë se çfarë do bëjmë.
Dashamir Shehi, kryetar i LZHK
Duke e cilësuar prioritare reformën elektorale, Shehi thotë se sistemi aktual nuk garanton votën dhe përfaqësimin e qytetarëve.
Duhet të ketë një element maxhoraitar, ose listë të hapur, ose një deputetësh prej 70 ose 100 në maxhoritar.
Dash Shehi, deputet
I pyetur për skenarin e shumë diskutuar në qarqet mediatike, atë të një bashkëqeverisje PD-PS për integrimin në BE, Shehi thotë se kjo do zhdukte opozitën dhe do thellonte korrupsionin.
Nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët, ato bien në korrupsion, zhdukin opozitën. Ajo që për të cilën kemi nevojë, është një platformë për integrimin. Qeveria duhet të bëjë ato punë që duhen bërë, sikur kjo qeveri t'i kishte bërë ato punë, sot do kishim marrë statusin kandidat. Unë përfaqësoj një parti shumë të vogël, nuk është se imponoj unë zërin opozitar, por s'kam qenë kurrë pro kësaj ideje. Për mua është një zgjedhje pavlerë. Mjafton një platformë e përbashkët për integrimin europian, deri në dhjetorin e vitit të vjen, ku të binim dakord për sistemin e drejtësisë, kemi përpara një ligj zgjedhor që na e ka vënë si kusht europa.
Dash Shehi, kryetar i LZHK
Së fundi në media ka qarkulluar emri i kreut të LZHK Dashamir Shehi si kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen pas një viti. Lidhur me atë që është përfolur, ka ardhur edhe reagimi i Shehit. Në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo”, Shehi tha se është ende herët, por nuk e mohoi si mundësi.
Jam katër vjet më i madh. Kjo është një temë ku nuk është momenti për ta gjykuar tani, por nuk është momenti, por do ta diskutojmë... Unë gjykojmë që në radhët e opozitës mund të ketë të rinj më energjikë sesa unë. Duhet të bëhemi gati që të votohet me ligje të tjera, ndarja territoriale është penalizuese. Kam insistuar që të bëhej edhe opozita pjesë e ndarjes territoriale, u gabua që nuk mori pjesë.
Dashamir Shehi
Une them te ndrrohet rakia. Te behet me sheqer krejt.
Përgjigju