Modeste e ka cilësuar ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja protestën e Partisë Demokratike ditën e sotme para Kryeministrisë, ku Berisha u braktis nga militantët, pasi pjesëmarrja ishte shumë e vogël.
Ai tha PD dukej që të ndalej veçanërisht te ligji për barazinë gjinore, një ligj i cili sipas tij edhe pse kundërshtohej nga PD, deputetët e kësaj partie nuk votuan kundër tij në Kuvend.
‘Protesta është domosdoshmëri. Dhe ishte thënë që s’është protestë kombëtare, për mua ishte modeste dhe ka një problem kur bëhet fjalë për aksion politikë PD duhet që të mblidhte strukturat e veta. Mbledhja e Këshillit Kombëtar është domosdoshmëri. Kauzat e opozitës kanë qenë të ndryshme. Çështja e familjes është shumë e rëndësishme për mua.
Unë e di që opozita ka 50 deputetë, dhe kanë votuar 36 ndërsa 14 nuk kanë qenë prezent. Duhet të ketë një farë serioziteti. Ata duhej të kishin sjellë edhe familjarët e vet në protestë. Besoj që e keni dëgjuar në fjalim kur flitet për 72 gjini. Unë nga Partia Demokratike prisja të qëndronte fort tek kjo çështje. Po ashtu u fol edhe për çështjen Balluku. Balluku është aty, por ndërkohë çështja e gjinive për mua është problem shumë më i madh’, tha Kalaja.
Gazetari Poli Hoxha tha se protesta ishte pa ndikim dhe e sforcuar. Ai theksoi se Berisha mburrej për numrin e lartë të policëve që ishin në këtë protestë dhe nuk foli për numrin e vogël të protestuesve.
‘Protesta mund të bëhej për shumë çështje mund të bëhet për çmimet, për shumë gjëra të tjera që prekin direkt popullin dhe kjo u bë në mënyrë të sforcuar. U vu re një presion nga demokratët që duhet të ndryshohet strategji nuk mund të vazhdohet kështu. Ka 7 muaj që nuk mblidhet këshilli kombëtar i partisë. Berisha e bëri në një detyrim dhe kjo u duk nga mënyra si u bë protesta, deri në momentin e fundit po mbahej sekret se çfarë do të ndodhte.
Më bëri përshtypje që Berisha për herë të parë që vjen nga shtëpia deri tek protesta nuk kishte asnjë funksionar të PD por kishte mbi 10 truproja dhe ashtu edhe iku kur u mbyll. Nuk kishte frymë kjo protestë. Pashë Berishën që mburrej me numrin e policëve dhe të fliste për numrin e protestuesve të vet’, tha ai.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të PL Tedi Blushi, kjo protestë e opozitës në shesh përfaqësojë interesin e qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi se kjo protestë u mbështet edhe nga Partia e Lirisë.
‘Ka qenë vendimmarrje e PL për të mbështetur thirrjen e PD për të marrë pjesë në protestë, pasi vendi ndodhet në ditët e veta më të zeza në raport me të drejtën dhe lirinë për të votuar si qytetarë europian. Nuk dua që të analizojë shifrat sepse opozita është frymë dhe kauza dhe janë të drejta dhe përfaqësojnë interesin e shqiptarëve’, tha ai.
Drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë PD, Tedi Kopliku deklaroi se kjo protestë ishte një platformë e re komunikimi. Por, Kopliku tha se PD ka nevojë për riformatim.
‘Opozita ka bërë denoncime të mëdha dhe i çon në fund dhe ato kauza që ne kemi marrë, unë nuk them se nuk ishte një protestë kombëtare që dështoi sepse ajo është një fillim i opozitës për të dal përtej grupit parlamentar dhe më i dhënë mundësi qytetarit që të flas. Lajmi i keq është pse opozita është e vetme në këtë luftë që bëhet përballë regjimit. A është shoqëria shqiptare dakord me këtë regjim? Sot për mua ka nisur një platformë e re komunikimi me këtë protestë.
PD duhet riformatuar, ristrukturimi i PD mund të bëjë një parti politike moderne dhe duhet që të ketë mbajtje përgjegjësie, nëse kemi bërë një reformë që si ka shërbyer PD duhet që dikush të mbajë përgjegjësi’, tha ai.
Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, tha se një kod i fortë zgjedhor është domosdoshmëri. Kalaja tha se Sali Berisha nuk mund të largoi nga qeveria kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar për vjedhje votash.
‘Ne presim që të bëhet një kod i ri zgjedhor dhe është domosdoshmëri. Një kandidat për deputet duhet të mbajë përgjegjësi për kutitë e lagjes së vet. Nuk shkon të thuash që na i morën votat, duhet të flasësh me fakte. Politika është një megafon për hallet e qytetarëve. Duhet t’i shkojmë derë më derë për t’i dëgjuar.
Na duhet një kod zgjedhor që të mos justifikohemi dhe të mos ketë dyshime për manipulim votash. Është e rëndëishme që kodi të bëhet, opozita të mos bëjë komision hetimor parlamentar, për çfarë do bëjmë komision, që ti mbushi mendjen Ramës që ka vjedhur zgjedhjet, kjo është humbje kohe, e ka bërë Lulzim Basha këtë dhe unë në atë kohë kam qenë kundër dhe do e bëjnë këta tani, që për mua s’do të nxjerr asgjë në dritë’, tha ai.
Komente












