Debate në grupin e PS, Rama-ministrave: Shkoni në komisione si Mona në dasmë

Debate në grupin e PS, Rama-ministrave: Shkoni në komisione si Mona në dasmë

Mbledhja e grupit të PS ditën e sotme është shoqëruar me debate dhe diskutime që janë fokusuar te pjesëmarrja e ministrave në Komisionet parlamentare. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ngriti shqetësimin për sjelljen e ministrave duke deklaruar se e personalizojnë debatin.

“Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies. Vijnë në komision dhe debatohet kundërshtohet. E personalizojnë debatin, ju ngel hatri. Bëjnë komente pa lidhje. Ne jemi aty si ekspertë të fushës”, tha Ndreu.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se, kryeministri Rama i ka dhënë të drejtë Ndreut për shqetësimin e tij, ndërsa ka ironizuar edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Pjerini ka jo të drejtë, por shumë të drejtë. Megjithatë, të isha unë nuk i miratoja pa koordinim”, tha Rama, që më pas iu drejtua ministrave me fjalët “Shkoni në komisione si Mona në dasmë”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noci: 17/12/2018 18:15

    Kot spo thu Si

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me burg shqiptari në Greqi

Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me burg shqiptari në Greqi