Deportimi i gylenistëve, PE kritikon Kosovën/Deputetët letër Prishtinës: Respektoni ligjin

Kosova i dëportoi gjashtë shtetasit turq të cilët ishin me leje qendrimi atje, por kyveprim ndoshta edhe i pamenduar po i kthehet ne një boomerang Prishtinës zyrtare.

Sipas mediave kosovare, me nismën e eurodeputetëve Igor Sholtes (i cili është edhe raportues për Kosovën në PE) dhe Rebecca Harms, 28 anëtarë të Parlamentit Europian të të gjitha grupeve, u kanë drejtuar një letër autoriteteve të Kosovës lidhur me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova

PE letër Kosovës

Kosova i dëportoi gjashtë shtetasit turq të cilët ishin me leje qendrimi atje, por ky veprim ndoshta edhe i pamenduar po i  kthehet ne një boomerang Prishtinës zyrtare. Sipas medieve kosovare, me nismën e eurodeputetëve Igor Sholtes (i cili është edhe raportues për Kosovën në PE) dhe Rebecca Harms, 28 anëtarë të Parlamentit Europian të të gjitha grupeve u kanë drejtuar një letër autoriteteve të Kosovës lidhur me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova. Kallxo.com thotë  se në letrën drejtuar presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, eurodeputetët kanë shprehur shqetësimin serioz lidhur me deportimin në Turqi të personave që dyshohet se i përkasin lëvizjes së imamit Fethullah Gulen, e cila nga autoritetet e Ankarasë konsiderohet terroriste. Në këtë letër, eurodeputetët kritikojnë ashpër faktin se leja e qëndrimit e gjashtë qytetarëve turq është anuluar pa ndonjë procedurë ligjore dhe për faktin se ata janë deportuar pa ndonjë gjykim ose kontakt me avokatët e tyre, duke shkelur parimin e sundimit të ligjit.

Ne kritikojmë fuqishëm këto ngjarje të rënda.

Eurodeputetët e PE

Europdeputetët potencojnë se Kosova si një vend që aspiron integrimet duhet t’i respektojnë standardet europiane. Anëtarët e Parlamentit Europian u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës të respektojnë plotësisht të gjitha procedurat gjyqësore në përputhje me parimet dhe standardet europiane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena