Spahiu: Kërcënimet e Berishës për gazetarët, një nga arsyet pse SHBA e shpalli NON-GRATA

Spahiu: Kërcënimet e Berishës për gazetarët, një nga arsyet pse SHBA e shpalli NON-GRATA

Kreshnik Spahiu në Frontline

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi kërcënimet e Berishës ndaj gazetarëve lidhur me publikimin e dosjes Partizani.

Në 'Frontline' për Marsela Karapançon, Spahiu thekson se tani që dolën provat çfarë duan më shumë të mësojnë demokratët apo të tjerë pse Berisha u shpall non grata nga DASH. Një nga arsyet e shpalljes non grata janë edhe kërcënimet ndaj institucioneve, si medias apo drejtësisë.

'Kam 3 vjet që dëgjoj zërin e atyre që bëjnë avokatin e Berishës kundër vendimit të DASH duke thënë pse nuk jepen prova për Berishën. Kam një pyetje. Provat i konsiderojnë gjëra të ngurta, sende me kile? Një nga arsyet që DASH ka shpallur Bërishën non grata është presioni ndaj institucioneve të drejtësisë, medias, mjafton ta dëgjosh dje për të kuptuar për ti dhënë të drejtë vendimit të SHBA për shpalljen non grata. E bën se i funksionon. I ka funksionuar kërcënimi ndaj institucioneve dhe gazetarëve. 90% e gazetarëve o paguhen nga Berisha ose e kanë frikë Berishën. Të shohësh titujt e gazetarëve janë kundër qeverisë dhe pro Metës.

90% e paneleve kontrollohen nga Sali Berisha. Kur u publikuan akuzat panelet ishin sikur diskutohej për Nelson Mandelën. Në artikulimin e tij nuk thotë këta gazetarët që kanë manipuluar dosjen. E thotë drejtë mos publikoni dosjen. E konsideron goditje më të rënda. Në bashkëjetesën dhe martesën dhëndri është 50% bashkëpronar me nusen. Nuk janë pronat e një dhëndri të divorcuar, janë pronat e vajzës. Edhe sikur ta ketë ndihmuar Rama, e rëndon më shumë akuzën. Vlerën e provave ja jep gjykata, nëse e nxjerr t fajshëm ose jo. Edhe sikur ti ketë njohur të drejtën e pronës vajzës edhe sikur të mos ketë konflikt interesuar, ato 18 pallate janë ndërtuar gjatë regjimit të qeverisjes së Ramës. Një kryetar opozite ndërton pallate, ka më shumë pallate se Delijorgji. Ju mendoni se dhëndri qenka në këtë histori. Ka më shumë akuza se kryeministri.'

Më tej, Spahiu sqaroi se si do të vijojë procesi gjyqësor ndaj Berishës.

'Çështje ende në hetim, ende po vijon. Berisha nuk është njohur ende me dosje në hetim. Do marri disa muaj hetimi. Pastaj do kalojë në shkallën e parë, disa muaj hetim dhe gjykim, pastaj në apel. Ju jap me garanci do zgjasi deri në 2027 me vendimin e formës së prerë. Nuk jam këtu për të thënë se është kryer një krim apo jo. Mund të ndodhi teorikisht që të marri pafajësi. Që të dënohet 3 vjet por i ka kryer gjatë arrestit në shtëpi. Si ka mundësi në 2024, dilet dhe kërcënohet gazetarët. Po të jetë në pushtet ky mor çfarë të bën? Në opozitë kërcënon. Si mund të shantazhosh prokurorët si organizatë kriminale, apo gazetarët. Si mund të kërcënosh drejtpërdrejtë në pozicionin që je? Ka njerëz që frikësohen. Janë materializuar me dhunë. E papranueshme kërcënimi për median.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Berisha kërcënoi gazetarët, Adriatik Doçi: U trondit pasi demokratët kuptuan pasurinë e tij përrallore! Nuk kemi të gjithë vila dhe pallate si Argita dhe Shkëlzeni

Gazetari Adriatik Doçi komentoi në Frontline kërcënimin e Berishës për ata gazetarë që do vijojnë të nxjerrin pjesë nga dosja e SPAK për aferën Partizani.

Doçi vë në dukje se Berisha është i tronditur tashmë se përpara demokratëve nuk është më ai politikani i varfër, por bën pjesë tek familja më e pasur e Ballkanit.

'Është i tronditur jo për shkak të burgut. Por për shkak të vërtetave që kanë dalë që reflekton dosja. Për vite me radhë ka ushqyer fabulën që është i varfër, si pasuri ka një apartament tek rruga Mustafa Matohiti. Dosja tregon se nuk ka një apartament aty po gjithë pallatin. Dhëndri i tij nuk është i varfër por ka 35 pasuri që i kam publikuar. Dosja tregon se dhëndri i tij, është i tronditur se demokratët kanë marrë vesh dhe po kuptojnë pasurinë përrallore që ka Berisha dhe jo rastësisht ka damkën non grata.

Një pjesë që shkon tek rruga non grata janë të tronditur kur morën vesh se dhëndri i tij ka shtëpi në çdo kryeqytet të Europës, që Shkëlzen Berisha ka vila. Kur kanë parë që Argita, Shkëlzen Berisha kanë shpenzuar 600 mijë euro vetëm për të hequr damkën e të korruptuarit. Pasuri e ekspozuar për herët të parë para demokratëve. Dosja tregon me fakte konkrete, prandaj është i tronditur dhe i axhituar me gazetarët.'

 

 

'Dy herë është tronditur Berisha, herën e parë kur i dolën fotot në varkë me familjen e diktatorit. Dhe pas 30 vitesh kur dolën pasuri përrallore.'

Sa i përket kërcënimit për gazetarët, Doçi thotë se ai si shumë gazetarë të tjerë ka një shtëpi me kredi në Astir dhe jo pasuri përrallore si Shkëlzeni.

'Nuk jemi të gjithë si Shkëlzeni me vila. Si shumica e gazetarëve, kam një shtëpi në Astir me kredi. Nuk kam vilë në Gjirin e Lalëzit, në Rolling Hills, as fabrika, as pallate, as apartament në çdo kryeqytet të Europës. Kam një apartament me kredi pas 15 viteve punë. Kërkon të bëjë analogji dhe të na bëjë pis të na fusi në një rreth me Shkëlzenin.'

 

 

 

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion