E vranë në makinë bashkë me gruan, Boran Bërcama iku nga policia përpara Vettingut

E vranë në makinë bashkë me gruan, Boran Bërcama iku nga policia përpara Vettingut

Ish-polici i Pukës, Boran Bërçama, 30-vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij në Shkodër, brenda në automjet bashkë me bashkëjetuesen, Silvi Ndoci, ishte larguar nga radhët e Policisë së Shtetit pak kohë më parë. Ai mbante detyrën e inspektorit të krimeve në Pukë, ndërsa prej rreth 8 vitesh ishte pjesë e uniformave blu.  

Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari ka dhënë dorëheqjen në janar të këtij viti, pak para nisjes së Vettingut në Polici. Boran Bërçama ka qenë mes dhjetëra efektivëve të tjerë të policisë të cilët hoqën uniformën për t'i shpëtuar Vettingut.

Çifti u gjet i vrarë në makinë orët e para të mëngjesit, ndërsa aty ka qenë edhe djali 2-vjeçar i cili ka parë skenën e krimit dhe fatmirësisht nga shpëtuar pa lëndime. Dy bashkëjetuesit u ekzekutuan me 23 plumba nga një armë automatike "MP5" pak pas mesnatës së sotme.


(Çifti i bashkëjetuesve i vrarë, Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci)


Lajmi kryesor:

Shkodër, ekzekutohen në makinë ish-polici e bashkëjetuesja në sy të djalit 2-vjeçar/VIDEO


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot