
Forcat RENEA zhvilluan një aksion në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në Shkodër, në lagjen Dobraç, të konsideruar bastion i Bajrave. Operacioni është kryer në disa zona të qytetit por më së shumti është përqendruar në lagjen e Dobraçit.
Burime për Report Tv thotë se policia ka gjetur disa armë, që dyshohet se i përkasin grupeve kriminale, por ende nuk dihen më shumë detaje.
Sipas informacioneve, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa mësohet se aksioni është zhvilluar rreth orës 5 të mëngjesit.
Ende mbetet pa zbardhur masakra e Dobraçit më 30 tetor 2024 me 4 të vrarë, ku u vranë vëllai i Ibrahim Licit dhe shoku i tij, ndërsa plumbat i morën jetën edhe nj çifti bashkëshortësh që rastësisht ishin në zonë me motor. Atentati dyshohet se kishte shënjestër Ibrahim Licin, një personazh në kërkim, një prej armiqve të përbetuar të grupit të Bajrave.
Lajmi kryesor:
Arrestohen dy ushtarët e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe, do eliminonin Indrit Doklen! Bastisen edhe Bajrat në Shkodër (VIDEO me DRON)








