Dhjetë shtrëngimet e duarve që bënë historinë, jo të gjithë kishin një 'fund të lumtur'

Dhjetë shtrëngimet e duarve që bënë historinë, jo të gjithë kishin një 'fund të lumtur'

Kim Jong-un dhe Moon Jae-in

Takimi i së martës mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un është cilësuar si historik.

Edhe pse u vlerësua si një takim i suksesshëm, ende nuk mund të thuhet me bindjen e plotë nese palët do ta mbajnë marrëveshjen, sidomos Koreja e Veriut për denuklearizimin..

Takimet hisorikë si ai mes dy liderëve Trump dhe Kim jo gjithmonë kanë pasur një ‘fund të lumtur’.

Kim dhe Trump
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më në fund shtrënguan duart, por një shtrëngim duarsh nuk do të thotë gjithmonë arritje e rezultateve.

Kim dhe Moon
Në një duarshtrëngim tjetër, aktori kryesor gjithshtu ishte Kim Jong-un, kur u takua me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, disa muaj më parë, një tjetër takim ky që u quajt historik.

Obama dhe Castro
Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe ai i Kubës, Raul Castro shtrënguan duart si një piketë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, me ardhjen e Donald Trump, “Kuba u kthye në izolim”.

Mbretëresha Elizabeth dhe Martin McGuinness
Mbretëresha britanike po shtrëngonte duart me një ish-anëtar të IRA-s. Gruaja fisnike qeshi me ngrohtësi ndërsa ia dha dorën Martin McGuinnessi,  dhe kjo zgjati vetëm për pak kohë. IRA vrau një nga kushërinjtë e Elizabetës.

Blair dhe Gaddafi
Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka nxitur polemika publike kur ai përshëndeti përzemërsisht udhëheqësin libian Muammar Gaddafi në vitin 2004.

Nikson dhe Mao
Ish-presidenti amerikan Richard Nixon thyen pengesën kur ai i zgjat dorën presidentit të atëhershëm të Kinës, Mao Zedong – në vitin 1972.

Sadat dhe Carter
Marrëveshja e paqes egjiptiano-izraelite u nënshkrua në vitin 1979, por presidenti egjiptian u vra vetëm dy vjet më vonë.

Rabin dhe Arafat
Kryeministri izraelit Yitzhak Rabin bëri të njëjtën gjë më 1995 pasi ra dakord për një marrëveshje paqeje me udhëheqësin palestinez Jasser Arafat.

Regan dhe Gorbaçov
Ronald Regan dhe Mihail Gorbaçov mbajtën një takim në vitin 1985 dhe kthyen shpresën se një luftë e ftohtë e gjatë mund të përfundojë.

Astronautët amerikanë dhe sovjetikë
Megjithatë, një shtrëngim duarsh midis SHBA-ve dhe BRSS-së ka mbetur i mbajtur në mend si një “fenomen jashtëtokësor”.

Astronautët e dy superfuqive u takuan në hapësirë në vitin 1975. Aleksei Leonov përshëndeti Tomas Staford diku në qiell mbi Gjermaninë Perëndimore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)