'Do ta pres çikën të rritet', Thaçi dhe Kurti mund të bëhen krushq?

'Do ta pres çikën të rritet', Thaçi dhe Kurti mund të bëhen krushq?

Hashim Thaçi dhe djali i tij, Endriti

Nuk është lajm që kryetari i Lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk janë aleatë politikë. Për ta vërtetuar këtë nuk kanë qënë të pakta akuzat që dy politikanët i kanë drejtuar shpesh njëri-tjetrin.

Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se presidentit Thaçi i ka mbetur vetëm që të martojë djalin me vajzën e Vuçiçit.

Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë djali i presidentit, Endriti, me anë të një postimi në ‘Instagram’, duke i thënë se është i gatshëm të presë vajzën e Kurtit për martesë deri sa të rritet.

Mirëpo që kjo “martesë” të ndodhë sipas Endritit duhen vendosur disa kushte pasi vajza e Albinit duhet që çështje primare ta ketë identitetin kombëtar kjo edhe duke marrë parasysh se e ëma e vajzës është norvegjeze.

Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez…e gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri.

Endrit Thaçi

Postimi i Endrit Thaçit

Dy liderët e politikës së Kosovës, kanë qënë gjithmonë në kahe të kundërta. Mosmarrëveshja më e fundit mes tyre lidhet me rikorrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Albin Kurti është kundër një rishikimi të mundshëm duke e quajtur një akt të tillë: tradhëti kombëtare, ndërsa presidenti Thaçi është shprehur se nuk bëhet fjalë për një rikorrigjim kufijsh por për bashkimin e Luginës së Preshevës me pjesën tjetër të Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xfsd: 07/09/2018 12:51

    pune turqish te kosoves .......

    Përgjigju
  • Kosovari: 05/09/2018 17:27

    Kjo ishte pergjigje adekuate,cfardo e sido ta quajme fashiste,raciste apo naive.Ky djalosh,qe nuk foli nga pozita,sic foli Albini, doli adekuat sic ishte fjala e Albinit.Kush e ka mizen ne kapuq??!!e qone doren te koka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)