Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini

Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini

Bujar Osmani dhe Arben Taravari

Dy kandidatët shqiptarë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut morën afërsisht 23 për qind të votave, nga 19 për qind që mori kandidati maqedonas që kaloi në balotazh. Rezultati tregon potencialin e madh poltik që kanë shqiptarët nga një anë dhe defaktorizmin e tyre nga përçarja që u bëri Albin Kurti nga ana tjetër. 

Nëse Albin Kurti nuk do të ishte angazhuar personalisht në betejën kundër Ali Ahmetit dhe të nxirrte kandidat një “disident” të tij, sot kandidati shqiptar do të ishte në balotazh për herë të parë në historinë e Maqedonisë së veriut, duke shënuar një stad të ri të faktorizimit të tyre në shtetin fqinj. 

Albin Kurit ishte I vetëdijshëm për këtë, kur ndërhyri.  Objektivat e tij janë shumë të qarta. 

Së pari ai kërkon të defaktorizoj Ali Ahmetin, politikanin veteran, I cili do të merrte meritat historike nëse do ta mbante të bashkuar faktorin shqiptar në këtë betejë. Fiksimi I tij për të nxjerrë nga politika ish udhëheqësit e UCK buron nga një anë nga inferioriteti që ai ka për vendin e tyre në histori dhe nga ana tjetër nga deliri që ka për tu bërë një udhëheqës I botës shqiptare në ish Jugosllavi, pas dështimit të turpshëm në Shqipëri. 

Së dyti Albin Kurit tinëzisht po investohet që në Maqedonin e Veriut të fitoj bindshëm krahu nacionalist antiperëndimor I VMRO DPMNE, pasi kështu nuk duket më si dele e zezë në Ballkan. Duke llogaritur Vuçiqin në Beograd, ndryshimet proruse në Mal të Zi dhe fitoren gati të sigurt të nacionalistëve maqedon, Albin Kurti nuk është më dele e zezë antiperëndimore në Ballkan, por plotëson puzzle-n e fundit në hapësirën e ish Jugoslalvisë nën ndikimin e Serbisë si antiperëndimor. 

 Duke qenë i vetëm ishte problem, duke qenë bashkë me antiperëndimorët e tjerë, nuk bie shumë në sy, përveçse tek shqiptaret  që I kanë sytë nga SHBA. Të njëjtën gjë si Kurti e aspirojnë dhe në Shqipëri Meta e Berisha. Madje ata e shprehin hapur. 

Së fundmi Albin Kurti e shikon ndërhyrjen në Maqedoninë e Veriut dhe si një mundësi për t'iu imponuar faktorit perëndimor me rolin e tij tek shqiptarët aty.  

Edhe pse është mundur nga Ali Ahmeti, ai prape mendon se fraksioni I tij ka shanse të hyj në qeveri pas dy javësh me nacionalistët maqedonas dhe të fuqizohet rrugës, duke shpresuar kështu se do ti bjerë ndonjë herë telefoni dhe për Maqedoninë e Veriut, jo vetëm për Zajdencinën në Veri të Kosovës. 

Të gjitha këto janë arsyet që e kanë shtyrë drejt  projektit të tij se si mund të bëhet I rëndësishëm duke I bërë të parëndësishëm shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.  /Tema/

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje