Don Bosko, banorët nën torturën e zhurmave të lokaleve

A mund të jetojë përditë e përnatë në këto kushte një lagje e tërë e Tiranës? Ky është dënimi për qindra familje, fëmijë e të moshuar, të cilët nga ora 6 pasdite e deri në mesnatë, në rrugën Don Bosko, janë të shtrënguar të dëgjojnë muzikën në volum diskoteke.

A është qytetari një zhurmë e tillë? Edhe pse banorët përditë telefonojnë 129 për të kërkuar ndihmë, volumi ulet pak dhe sapo largohen policët çdo gjë kthehet me volum çnjerëzor deri në mesnatë.

Kush i mbron këto lokale? Cilët janë pronarët e tyre që sfidojnë shtetin, qindra familje, për të përfituar vetëm ata?

Don Bosko nuk është një lagje periferike, por gati në zemër të Tiranës. Në të jetojnë familje, profesionistë, studentë e të moshuar që kanë një të përditshme të ngarkuar me punë, studime. Si mundet të jepen liçensa e të mos kontrollohen nga strukturat shtetërore shkelje të tilla të të drejtave të qytetarëve?

Në asnjë qytet europian nuk është parë të ndodhë një tmerr e torturë e tillë, as në qytetet mijëra herë më turistike se Tirana. Këto lokale me muzikë shokuese nuk nderojnë Tiranën dhe janë kthyer në një torturë të përditshme që duhet të marrë fund.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta