Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën në Durrës, gjen snajper, kallashnikov dhe kanabis

Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën në Durrës, gjen snajper, kallashnikov dhe kanabis

Foto ilustruese

Përfaqësues të Përmbarimit shkojnë për të sekuestruar apartamentin për llogari të bankës në Durrës, gjejnë armë dhe drogë brenda. Apartamenti ndodhet pranë zonës së plazhit te Shkëmbi i Kavajës dhe sipas policisë posedohet aktualisht nga Xh.L., 56-vjeç, banor nga Tirana, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Dyshohet se 56-vjeçari ndodhet jashtë vendit, ndërkohë që policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e atyre të Tiranës për të dhënë informacione për poseduesin e apartamentit.  

Kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur një armë snajper, një armë automatike kallashnikov, një pistoletë, katër silenciatorë, krehëra me fishekë si dhe një sasi kanabisi. Gjithashtu janë gjetur edhe fenelina, mjete dhe veshje policie si dhe kapuça, të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale. 

Sipas policisë, Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës. 

Njoftimi i policisë së Durrësit: 

Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit

Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1 snaiper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
- krehera me fisheke
- nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.

Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë