Durrës,shtyhet gjyqi për 'bosin' e
drogës,Alket Hatija shpëton sërish

Durrës,shtyhet gjyqi për 'bosin' e<br />drogës,Alket Hatija shpëton sërish<br>
DURRËS- Është shtyrë seanca gjyqësore për Alket Hatijan tek Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës.

 

Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 nëntor pas kërkesës së avokatëve për të shqyrtuar provat.

 

Alket Hatija i dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik droge dhe është kërkuar nga prokuroria ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj ndërsa i pandehuri pretendon se këtë dënim e ka kryer në Shqipëri.

Hatija u la i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë para disa muajsh kur u arrestua ndërsa Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e vendimit për arrest duke rikthyer çështjen në Gjykatën e Shkallës së parë. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet