'Më jepni lekët', i riu nga Rrësheni terrorizon punonjësit e bankës në Durrës, arrestohet nga policia
Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet sot në Durrës. Report Tv sjell pamje nga vendi ku është tentuar grabitja e bankës, pranë stacionit të trenit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin.
Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet sot në Durrës. Report Tv sjell pamje nga vendi ku është tentuar grabitja e bankës, pranë stacionit të trenit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin.
Report Tv mësoi se është arrestuar shtetasi Kreshnik Margjoni, 24 vjeç, nga Rrësheni, banues në zonën e Kënetës, në qytetin bregdetar. 24-vjeçari është futur në ambientet e bankës, i armatosur me një thikë, duke kërcënuar punonjësit e arkës që t’i jepnin shumën e parave.
Punonjësit kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka arritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Ndërkohë, policia ka rrethuar gjithë perimetrin e bankës, për shkak të sigurisë, deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kërcënon me thikë punonjësit e bankës, arrestohet në flagrancë nga Policia. Më datë 13.04.2018, rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës, në ambientet e një banke të nivelit të dytë, shtetasi K.M. 24 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion
25 Dhjetor, 21:22
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë
25 Dhjetor, 21:08
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor, 20:20
-
MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 Dhjetor, 20:12
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40