POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“E arrestuam dy herë, gjykata e liroi”, Ministria e Brendshme reagon pas skandalit me Taulant Manajn

Pasi Ministra e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjyqtares së Vlorës, Herila Çela, reagon edhe ministria e Brendshme. Përmes zv.ministrit Besfort Lamallari MB-ja dënon vendimin e marrë nga gjyqtarja e Vlorës dhe sqaron me detaje se personi i liruar pak ditë më parë ishte arrestuar dy herë nga policia.


DEKLARATA E PLOTE
Ky rast nuk është i vetëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë publik vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj, gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër, ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit.
Duke e konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera dhe destinacioni ynë i përbashkët; duke çmuar patjetër dhe bashkëpunimin e deritanishëm - me raste të padiskutueshme suksesi të përbashkët - që është vendosur mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë; duke besuar në rreshtimin tone në një llogore me vendosmërinë për të luftuar pandëshkueshmërinë; në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit apelon institucionet përkatëse, si dhe organin e akuzës, të reagojë për të ndërtuar kulturën e barazisë para ligjit, ndëshkimin e ashpër ndaj çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe sidomos ndaj përsëritësve në krim dhe atyre që janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

 

ma.nd./b.ha.
Komento

Komente

  • Ona: 08/08/2018 20:53

    Aq besim kam te ajo reforma sa mezi po pres ti kaloj nje nga nje ne sit te gjithe kta delenxhinj gjyqtare te korruptuar qe sot jane njolla e zeze e shoqerise.

    Përgjigju
  • Sendi: 08/08/2018 20:52

    Une nje pyetje kam. Kta qe japin keto vendime a kane frike nga vettingu?!

    Përgjigju