Në të gjithë librat që mësojmë mbi historinë e vendit tonë jemi njohur me Marigonë, qëndistaren e flamurit kombëtar. Në këtë 28 nëntor, ne kemi takuar një tjetër Marigo, vajzën e vogël të kopshtit numër 36 në Tiranë. Dafna është vetëm 4 vjeç, por në festën e organizuar nga grupi i zogjve, pjesë e kopshtit Kësulëkuqja, ajo ka luajtur rolin e Marigosë, duke dramatizuar qëndisjen e flamurit së bashku me shoqet dhe shokët e saj të grupit.
Prindër e gjyshër shoqëruan të gjithë fëmijët e tyre duke memorizuar çdo moment në telefonat e tyre celularë. Festivali nis me këngën "Ty flamur të duam shumë", kolonë zanore e filmit "Tingujt e luftes", për tu treguar fëmijëve jo vetëm dashurinë për atdheun, por edhe sakrificat e popullit shqiptar ndër vite, të cilat janë pasqyruar në filmat e vjetër shqiptarë.
Repertori vazhdon me këngën “Për mëmëdhenë” , të shoqëruar nga fizarmonika e edukatores së tyre.
Për këtë shfaqje , fëmijët kanë bërë prova për gati një muaj, në kujdesin e edukatores së tyre Maja Brahimi e cila i ka mësuar një numër të madh këngësh e vjershash të vegjëlve.
Ne që në datën 1 nëtor themi “Nëntori i kuq” dhe i edukojmë ndjenjën e patriotizmit dhe nuk e përshkruaj dot me s shpirt shprehen ata. Në repertor kemi futur çdo gjë që kemi mësuar dhe u përkushtuam tek festa e flamurit me anë të këngës, recitimit apo interpretimit.Maja Brahimi, edukatore
40 fëmijët e grupit të zogjve për edukatoren e tyre e cila i mëson dhe i edukon për çdo ditë janë aktorët e së ardhmes. Ajo shprehet se menaxhimi i tyre është i vështirë por në të njëjtën kohë të fal shumë kënaqësi.
Ne jemi aktorë të rinj, ne jemi aktorë të vegjël. Ne u edukojmë fëmijëve te veçantat dhe i kemi angazhuar në zbukurimin e të gjithë ambienteve. Të gjithë janë të përkushtuar dhe për mua janë të gjithë artistë.Maja Brahimi, edukatore
Mes shumë emocionesh i rrëmbyem nga një intervistë të shkurtër edhe vogëlushëve të cilët na treguan për dashurinë e tyre ndaj kombit. Një festival është i vështirë të bëhet i vetëm. Edukatorja tjetër, e cila shoqëronte këngët me fizarmonikë na tregon me fëmijët që i mban gjithnjë afër vetes se këto ditë festash janë gjithnjë të veçanta.E ndërsa festa vazhdon flamuri kuq e zi valëvitet nga e ardhmja e vendit.
Komente

