E quajtën hero, doktori shqiptar i shpëton jetën irlandezit në avion, duartrokitet nga të gjithë pasagjerët

E quajtën hero, doktori shqiptar i shpëton jetën irlandezit në avion, duartrokitet nga të gjithë pasagjerët

Kardiologu Kristo Papa

Dihet se shqiptarët tashmë janë zhvendosur nëpër botë ku jetojnë dhe punojnë prej kohësh. Shpesh herë kur dëgjojmë se një shqiptar/re, kryen vepra të mira në shtet të huaj, na bën ndihemi krenarë. Një rast i tillë është ai i një kardiologu shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë, Kristo Papa, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte bashkë me bashkëshorten. 

Ka qenë ora 02:45 e mëngjesit të një dite më parë, kur pasagjeri 63-vjeçar i ulur pranë mjekut humbi ndjenjat. Doktori shqiptar u afrua pranë pasagjerit, ku i dha ndihmën e parë duke konstatuar se kishte të bënte me një Lipotimi, ose e njohur ndryshe gjendje të fikti. Përgjatë 40 minutave, e cila ishte pjesa e mbetur nga Cori Irlandës për në Verona, doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në jetë deri në mbërritjen e ambulancës.

Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor për në ambulancë, të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.Doktori e ka vizituar përsëri të nesërmen pasagjerin, ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Por sipas mjekëve të spitalit, nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesi: 12/02/2019 11:01

    Ne rradhe te paret ky shitet per Grek e Italian dhe sa per shiptaret i ka inati edhe pse u rrit me buke shqip. Si grek pasi ka nderru emer per te ju pershat me 'S' a per Italian per pasaporte. Ketu ne Itali mashtronte gjynafqaret ne kafe. Per hero sheh filam vizatimore dhe pastaj kontakton portalet shqipater me genjeshtrat e tij te uleta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje? 

Auron Tare: E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?