Ekskluzive/ Izraelitët zbërthyen celularin e Ervis Martinajt, zbulohen 73,588 video, foto, numra dhe SMS

Telefoni i markës 'iPhone X' i sekuestruar  biznesmenit Ervis Martinaj në spital ditën kur ai mbeti i plagosur në lokalin 'Monopol' në Ish-Bllok është duke u analizuar nga Task Forca që udhëheq luftën me krimin e organizuar. Një burim nga kjo Task Forcë i tha 'Shqiptarja.com' dhe 'Report Tv' se pas kthimit të telefonit nga Izraeli ku u gjet paswordi ky telefon përmban 73,588 të dhëna.

I njëjti burim thotë se 73,588 të dhënat në telefonin e Ervis Martinaj, janë në formën e SMS-ve, fotove, videove, bisedave në platformat e komunikimit në Whats Up, Telegram, Viber dhe në Instagram. Mes foto dhe video nga me te ndryshme,kishte edhe kjo selfie të Elvis Martinajt që publikon 'Shqiptarja.com'.

Selfie e bërë nga Elvis Martinaj e gjetur në telefonin e tij që është sekuestruar dhe zbërthyer nga hetuesit
 

Ekspertët izraelitë, pasi kanë zbuluar paswordin, kanë mundur të rikthejnë në këtë telefon me (nr.IMEI që përfundon me shifrat 587) të gjitha komunikimet nga dita e parë kur ky aparat telefoni është përdorur nga biznesmeni i fushës së basteve sportive Ervis Martinaj.

Në kushtet e anonimatit, një drejtues i Task Forcës, i tha 'Shqiptarja.com' dhe 'Report TV' se: “Po analizojmë me detaje gjithçka kemi gjetur në telefonin e të arrestuarit Ervis Martinaj. I gjithë informacioni përftuar nga ky telefon po analizohet me kujdes dhe për ne është shumë i vlefshëm për të kuptuar dhe zbuluar aktivitetin e Ervis Martinaj përpara vrasjes në ish-Bllok”.

Paraditen te sotme Gjykata e Apelit pranoi apelin e tre prokurorëve për ta mbajtur në 'burg pa afat' Ervis Martinajn. Seanca në apel u zhvillua me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor, por një burim nga prokuroria  tha se  prokurorët, gjatë seancës së apelit, përmendën edhe ekspertimin që Task Forca po i bën 73,588 të dhënave të gjetura në telefonin 'IPhone X' të Martinajt.

Gjithashtu prokurorët e çështjes i thanë Gjykatës së Apelit se : “Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton dyshimi se është personi i regjistruar në listën e kontakteve të aparatit celular të sekuestruar Ervis Martinajt,  personit nën hetim me emrin “Aldoo”, me të cilin zhvillon komunikimin në chatin e platformës 'Telegram' të cilit i kërkohet të “...afrohet...tek dyqani i Redit...me armë”. Pra nga ana jonë dyshohet se personi me emrin “Aldoo” është pikërisht shtetasi Eljon Hato (alias Esmerald Hato)”.

Pak ditë më parë, Artan Gjermeni gjyqtarë i Gjykatë Penale e Tiranës dha  një masë të dytë me vetëm 30 ditë burg për Martinajn që mbaronte me datë 4 Dhjetor.  Gjyqtari Artan Gjermeni vendosi në dyshim që celulari   ku  ishte regjistruar komunikimi via chat me ''Aldoo'' mund të ishte vërtetë  i  Ervis Martinaj siç pretendonte Prokuroria.

Por, treshja e prokurorëve Kreshnik Ajazi, Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi kanë  faktuar me sa duket që pikërisht ishte ai telefon i mbushur me video, foto, sms dhe numri i kontakteve  ishte i Martinajt, dhe kështu  kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë nga 30 ditë burg që dha gjyqtari Artan Gjermeni në burg pa afat,  por kërkesa sot u pranua nga Gjykata e Apelit. Prokuroria e akuzon Martinajn si të përfshirë në konfliktin me armë brenda lokalit 'Monopol', në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit, ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 19/11/2018 17:53

    hapni dhe telefonat e ktyre qe kan riep shqiperin nga fatos nano deri te erion veliaj

    Përgjigju
    • xreport: 20/11/2018 16:03

      po edhe te ilir metes, sali berishes edhe lul bashes

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola